Ervis Çela, një prej personave të dyshuar si pjesë e organizatës kriminale Çela-Çopja, pretendonte se paguante çdo muaj komandantin e përgjithshëm të policisë, si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë në Paraguai, për të garantuar mbrojtjen e aktivitetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Këto pretendime dalin nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, të administruara në dosjen hetimore të SPAK.