Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), renditet i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve të mëdha, duke shënuar një rritje prej 23.3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve – Evropë (ACI EUROPE), Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, renditet përpara aeroporteve të Tel Avivit, Tashkentit, Krakovit dhe Venecias, duke konfirmuar pozicionin e tij ndër aeroportet me ritmet më të larta të rritjes.

Të lidhura

None found

Rezultatet e nëntë muajve të parë të vitit 2026 konfirmojnë këtë ecuri pozitive, me rreth 10.8 milionë pasagjerë të mirëpritur deri në fund të shtatorit.

Kjo performancë e vendos Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në rrugën drejt një tjetër viti rekord.

Zgjerimi i vazhdueshëm i rrjetit të destinacioneve, shtimi i frekuencave të fluturimeve, forcimi i partneriteteve me kompanitë ajrore dhe promovimi i Shqipërisë si destinacion kanë qenë ndër faktorët kryesorë të kësaj rritjeje.

Investimet e vazhdueshme të Grupit Kastrati në infrastrukturën aeroportuale, zgjerimin e kapaciteteve operacionale, modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve dëshmojnë angazhimin për rritjen e mëtejshme të trafikut dhe përmirësimin e standardeve të udhëtimit për pasagjerët.

Si një portë kryesore hyrëse në Shqipëri, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, vijon të forcojë pozicionin e tij në tregun evropian të aviacionit, duke kontribuar në rritjen e lidhjeve ajrore të vendit, zhvillimin e turizmit, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja të punësimit.

 


Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet