• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Albanian Startups Diaspora Roadshow 2.0, rikthehet në Düsseldorf dhe Berlin

by E B
18/11/2026 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas edicionit të zhvilluar me sukses, në maj 2026, Albanian Startups Diaspora Roadshow vijon rrugëtimin e tij me Roadshow 2.0, në datat 23 nëntor në Düsseldorf dhe 25 nëntor në Berlin.

Vijimi i kësaj nisme synon të forcojë edhe më tej lidhjet mes ekosistemit shqiptar të startup-eve dhe kapitalit të diasporës, duke krijuar hapësira konkrete për bashkëpunim, shkëmbim përvojash, mentorimdhe qasje e invesime në tregjet gjermane.

Roadshow 2.0 organizohet nga GERMIN, me mbështetjen e GIZ/EU4Innovation dhe në bashkëpunim me Startup Albania, duke u dhënë mundësinë gjashtë startup-e të tjera shqiptare për t’u prezantuar me investitorë, drejtues biznesesh dhe profesionistë të inovacionit e teknologjisë në Gjermani.

Ndalesa e parë do të zhvillohet më 23 nëntor, në Wirtschaftsclub Düsseldorf, ku pritet të marrin pjesë rreth 80 – 100 përfaqësues të komunitetit të biznesit, investitorë dhe profesionistë të diasporës. Aktiviteti realizohet në bashkëpunim me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, një nga rrjetet më të mëdha të biznesit të diasporës.

Më 25 nëntor, Roadshow do të zhvendoset në Berlin, në ambientet e betahaus Kreuzberg, ku pritet të mblidhen rreth 50 pjesëmarrës nga komuniteti i teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes, si dhe përfaqësues të diasporës dhe Ambasadës së Shqipërisë, në Berlin.

Të interesuarit, për pjesmarrje, mund të regjistrohen këtu.

Në qendër të dy aktiviteteve do të jenë prezantimet e gjashtë startup-eve shqiptare, të cilat operojnë në fusha të ndryshme, nga turizmi dhe shëndetësia digjitale te siguria kibernetike, inteligjenca artificiale dhe menaxhimi i rreziqeve.

Coastify, është një startup në fushën e teknologjisë së turizmit, që synon të lidhë bizneset turistike me vizitorët përgjatë bregdetit shqiptar. Platforma, e zhvilluar nga Rovigo Solutions, parashikohet të lançohet në vitin 2027.

THE NOT FIT, ofron një platformë digjitale për menaxhimin e palestrave, duke integruar anëtarësimet, rezervimet dhe pagesat, si dhe mjete të bazuara në inteligjencën artificiale për programe të personalizuara stërvitjeje dhe ushqyerjeje.

SENTRIS, prezanton një zgjidhje teknologjike për analizimin dhe menaxhimin e rreziqeve që lidhen me përmbytjet, zjarret dhe infrastrukturën, duke i shndërruar të dhënat në paralajmërime dhe rekomandime konkrete për veprim.

Tidda, një startup në fushën e shëndetit digjital, përdor inteligjencën artificiale për të mbështetur kujdesin ndaj pacientëve përmes asistentëve virtualë, monitorimit në distancë dhe analizës së të dhënave shëndetësore nëpërmjet zërit.

NextInnovate, përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar organizatat dhe bizneset në identifikimin e mundësive të financimit, përgatitjen e projektpropozimeve dhe menaxhimin më efikas të projekteve.

Qherence, ofron një platformë të sigurisë kibernetike që përkthen rreziqet digjitale në terma financiarë, duke ndihmuar bizneset të përcaktojnë masat e duhura mbrojtëse në përputhje me buxhetet e tyre dhe kërkesat e rregulloreve evropiane DORA dhe NIS2.

Albanian Startups Diaspora Roadshow synon ta kthejë diasporën në një urë lidhëse mes ideve inovative që zhvillohen në Shqipëri dhe mundësive që ofrojnë tregjet ndërkombëtare.

Startup-et shqiptare po shënojnë hapa të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, duke promovuar jo vetëm potencialin dhe arritjet e tyre, por edhe zhvillimin e një ekosistemi inovacioni që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në rajon dhe më gjerë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albanian Startups Diaspora Roadshow 2.0, rikthehet në Düsseldorf dhe Berlin

Albanian Startups Diaspora Roadshow 2.0, rikthehet në Düsseldorf dhe Berlin

November 18, 2026
Buxheti 2027, Rama: Nga 1 korriku mbështetje deri sa fëmija të mbushë 5 vjeç! Ja sa do rriten bursat

Buxheti 2027, Rama: Nga 1 korriku mbështetje deri sa fëmija të mbushë 5 vjeç! Ja sa do rriten bursat

November 18, 2026
“Rrezik nga sulmet terroriste gjatë festave”/ Ambasada e SHBA në Tiranë ngre alarm sigurie

“Rrezik nga sulmet terroriste gjatë festave”/ Ambasada e SHBA në Tiranë ngre alarm sigurie

November 18, 2026
Të infektuarit me malarie në Shqipëri, reagon ISHP: Raste sporadike të importuara

Të infektuarit me malarie në Shqipëri, reagon ISHP: Raste sporadike të importuara

November 18, 2026
Rama tregon skemën: Si dhe sa do rriten pensionet

Rama tregon skemën: Si dhe sa do rriten pensionet

November 18, 2026
Rama nga Kuvendi: S’e pranojmë dot që një çift i ri të mos ndërtojë dot një çati mbi kokë, do përfitojnë 10 mijë familje

Rama nga Kuvendi: S’e pranojmë dot që një çift i ri të mos ndërtojë dot një çati mbi kokë, do përfitojnë 10 mijë familje

November 18, 2026
Rama flet për programin e ri të strehimit: Problem rindërtimi në Tiranë, Bashkia ka dy vite pa kokë

Rama flet për programin e ri të strehimit: Problem rindërtimi në Tiranë, Bashkia ka dy vite pa kokë

November 18, 2026
Opozita braktis sallën gjatë fjalës së Ramës, Berisha jashtë Kuvendit: Nuk mund ta dëgjonim

Opozita braktis sallën gjatë fjalës së Ramës, Berisha jashtë Kuvendit: Nuk mund ta dëgjonim

November 18, 2026
“Ulim pragun e TVSH-së në 5 mln lekë”, Rama për buxhetin: Biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029

“Ulim pragun e TVSH-së në 5 mln lekë”, Rama për buxhetin: Biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029

November 18, 2026
Haga e dënoi me 25 vite burg, Jakup Krasniqi lë qelinë dhe niset me urgjencë drejt Kosovës! Ja arsyeja

Haga e dënoi me 25 vite burg, Jakup Krasniqi lë qelinë dhe niset me urgjencë drejt Kosovës! Ja arsyeja

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In