Lajmi i fundit

LIVE - Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, diskutohet projektbuxheti 2027

Berisha: Rama ia mbathi me bisht ndër shalë se e di që kjo është hera e fundit që paraqet buxhet në këtë sallë

12:34, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Kuvend, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se u largua nga salla për shkak të frikës nga përgjegjësia për krimet dhe abuzimet që, sipas tij, ka kryer gjatë qeverisjes.

Berisha deklaroi se kjo është hera e fundit që Rama paraqet një buxhet në Parlament, ndërsa e cilësoi qeverisjen e tij si ndërtuese të një narkoshteti.

Në vijim, kreu i PD-së renditi atë që i konsideroi pasojat e këtij modeli qeverisjeje: lidhjet e pushtetit me kartelet e drogës, zhvlerësimin e euros dhe dollarit, humbjen e vendeve të punës, rënien e eksporteve dhe të prodhimit bujqësor e industrial.

Berisha akuzoi mazhorancën se po mbron një regjim që po varfëron qytetarët dhe po nxit largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.

FJALA E KRYETARIT TË PD-SË, PROF. DR. SALI BERISHA, NË KUVEND.

Ia mbathi!

Të nderuar qytetarë dhe qytetare.

Siç e patë vetë, ia mbathi. Ia mbathi me bisht ndër shalë.

Ia mbathi sepse e di që kjo është hera e fundit herë që paraqet buxhet në këtë sallë.

Ia mbathi si hajduti më i madh i kombit shqiptar në histori.

Ia mbathi si një kufomë e pakallur, e cila është e pushtuar nga frika gjer në palcë dhe mosbesimi gjer në qiell.

Ia mbathi se e kanë mbërthyer për fyti krimet që ka kryer.

Ia mbathi, nuk rri dot.             

Ja ku i ka lënë këta. Ja ku janë, shihini vetë.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, para jush sot, u paraqit njeriu që do mbyllë qeverisjen e tij me aktet më madhore të turpit, me krimet më të rënda ndaj shqiptarëve.

Edi Rama ndërtoi në këtë vend të bekuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Ndërtoi republikën e narko-eurove dhe betonit, narko-betonit. Dhe me këtë faktor, shkatërroi në mënyrë të rrufeshme ekonominë shqiptare, qenien shqiptare.

Qytetarë, do ndalem në këtë moment, sepse ka vende në të cilat kryeministrat abuzojnë, ka vende në të cilat kryeministrat mund të jenë të korruptuar, por ka vetëm një vend në Evropë në të cilin kryeministri ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm.

E shndërroi Shqipërinë fillimisht në eksportuesin më kryesor të kanabisit në Europë.

Vendosi bashkëpunimin më të ngushtë të Policisë së Shtetit me kartelet dhe krijoi narkopolicinë.

Kartelet e drogës u bënë vendimmarrësi kryesor për votat e shqiptarëve.

Ato, së bashku me Ndraghetën u nisën drejt Amerikës Latine dhe me shpejtësi të rrufeshme u bënë transportuesit kryesorë të kokainës dhe kontrolluesit kryesorë të kokainës në Evropë.

Çfarë ndodhi me Shqipërinë? Në Shqipëri futen miliarda dhe miliarda euro, narko-euro me të cilat blihen ministrat.

Ja ku janë! Me rroga nga kartelet për të emëruar drejtorët e qeverisë. Ja ku është ai.

Si i thotë në telefon Suel Çela, Çopjes? Ju paguaj rrogë ministrave, thotë, dhe fjalën e ka për atë, se është në atë kohë.

U paguaj rrogë gjykatësve, prokurorëve, Padrinos dhe me radhë.  Por ajo që është dramë e çdo qytetari është shkatërrimi i dhjetëra mijëra vendeve të punës për shkak të zhvlerësimit të euros dhe dollarit.

Rënia katastrofike e eksporteve në vitin 2022-2025 me 29%.

Kjo rënie, të dashur qytetarë, do të thotë rrënim i dhjetëra mijëra vendeve të punës.

Do të thotë largim masiv i shqiptarëve nga Shqipëria.

Kjo rënie e euros dhe dollarit ka zhvlerësuar kursimet e shqiptarëve në banka në euro dhe në dollarë, në total 250 miliardë lekë.

A e kuptoni ju mor ç'jeni apo jo?

Po nuk ka krim më të shëmtuar sesa të votosh e të bëhesh mburojë për Padrinon.

A e kuptoni ju apo jo?

Çfarë ndërgjegje keni ju?

Ju jeni qenie shtetërore të drogës. Nuk jeni qenie njerëzore ju. Nuk jeni qenie shoqërore ju që e mbani këtë. Po, po.

A e dini çdo të thotë të humbasin 250 miliardë lekë zhvlerësim të kursimeve të shqiptarëve?

A e dini çdo të thotë ju të bjerë prodhimi bujqësor, industrial me 15%?

A e dini çdo të thotë të përgjysmohet prodhimi bujqësor?

Të gjitha këto, të gjitha këto sepse betoni dhe droga shkatërrojnë tregun.

A e dini ju apo jo, që banka dhe guvernatori që i dhatë tani imunitet të përjetshëm, a e dini që ka nxjerrë këtë vit qindra, qindra, qindra thasë lekë të prera për të blerë eurot?

Ka blerë 1 miliard euro, ka rritur çmimet, të gjitha çmimet në kurriz të qytetarëve, me shtimin e madh të masës së lekut në qarkullim.

A e dini ju, se Shqipëria sot është i vetmi vend në planet, që nga viti 2024 në vitin 2025, shpallet se të ardhurat për frymë janë rritur 1000 dollarë.

E kuptoni ju? 1000 dollarë nga një vit.

O qytetarë, shikoni cinizmin ekstrem të këtyre kriminelëve.

Po pse ka ndodhur kjo? Sepse prodhimi nuk është shtuar as një milimetër, as një kilogram, por kanë ikur shqiptarët. Është pjesëtuar prodhimi me 500 mijë shqiptarë më pak, dhe Fondi Monetar detyrohet të thotë po i rikorrigjoj të ardhurat për frymë për shqiptarët, jo se është rritur prodhimi, por sepse është pakësuar në mënyrë dramatike numri i qytetarëve.

A e kuptoni pra se çfarë rreziku, çfarë armiqsh të egër jeni ju për shqiptarët mo?

A e kuptoni se ju mbështesni këtë regjim?

Pra, rriten me 1000 dollarë të ardhurat në letër, varfëria shtohet në qiell.

Vendi i vetëm në botë!

Çfarë tregojnë të tjera të ardhura? Leku, monedha më e fuqishme e planetit në raport me euron. Euro zhvlerësohet me 32%.

Prit, ky super lek, në raport me euron, ky është një lek i dobët për çdo shqiptar.

Me këtë lek çdo shqiptar blen sot të paktën 50% më pak se ç'blinte në vitin 2013, kur euron e kthente me 1400 lekë.

A e kuptoni ju që vota juaj është votë për krimin?

A e dini ç'do të thotë kjo mor apo jo?

A e kuptoni ju që prodhimi bujqësor ka rënë me 26% dhe po e zhbëni Shqipërinë?

Po i largoni shqiptarët masivisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco