Wednesday / November 18 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Karriera Menaxhim

Zotëroni aftësinë që shumica e anashkalojnë: krijimin e një rrjeti njohjesh profesionale

Share Share Icon

Networking është krijimi dhe kultivimi i marrëdhënieve profesionale për të shkëmbyer njohuri, këshilla dhe mundësi bashkëpunimi.

Kandidatët në SHBA që njihnin dikë në kompaninë ku aplikonin kishin gati shtatë herë më shumë gjasa të punësoheshin, sipas një analize të LinkedIn mbi aplikimet e 5 milionë anëtarëve.

Një studim tjetër zbuloi se 54% e punonjësve amerikanë kishin gjetur punë përmes një kontakti, më shumë sesa përmes portaleve të punësimit apo agjencive të rekrutimit.

Te të rinjtë me moshë mesatare 23 vjeç, krijimi i kontakteve u shoqërua me paga më të larta dhe kënaqësi më të madhe nga karriera një deri në tre vjet më vonë.

Megjithatë, 63% e amerikanëve thonë se askush nuk u ka treguar si të ndërtojnë marrëdhënie profesionale, sipas LinkedIn.

Catherine Fisher, eksperte e karrierës në LinkedIn, thotë se shumë njerëz presin që kjo aftësi t’u vijë natyrshëm. “Krijimi i një rrjeti profesional bëhet më i lehtë dhe më i natyrshëm me praktikë”, thotë ajo.

Pse ngurrojmë të krijojmë kontakte

Shpesh kërkojmë të krijojmë kontakte vetëm kur na duhet një punë. Pikërisht atëherë, thotë Fisher, një mesazh mund të duket i diktuar nga interesi.

Ajo këshillon t’i mbajmë gjallë marrëdhëniet edhe kur s’kemi nevojë për ndihmë, duke ndarë diçka të dobishme, duke uruar dikë për një arritje ose duke ofruar mbështetje.

Mungesa e vetëbesimit prek të gjithë brezat. Brezi Z shqetësohet më shumë se brezat e tjerë se mos bezdis dikë, gjykohet ose duket i pasinqertë.

Ndërkohë, 83% e Mijëvjeçarëve dhe e pjesëtarëve të Brezit X thonë se do ta ndihmonin dikë që u kërkon këshillë profesionale, edhe nëse nuk e kanë takuar kurrë.

Gjestet e vogla që forcojnë lidhjet

Fisher sugjeron të nisni me dy persona në javë. Uroni dikë për një ngritje në detyrë, komentoni për një projekt ose bëni një pyetje që ju intereson vërtet.

Sipas LinkedIn, anëtarët që ndërveprojnë me postimet e rrjetit të tyre kanë gati tri herë më shumë gjasa të marrin ftesa për t’u lidhur dhe gati pesë herë më shumë gjasa të marrin një mesazh. Rëndësi ka të mbani lidhjen me kalimin e kohës, edhe nëse komunikoni rrallë.

Nga t’ia nisni

Nëse sapo jeni diplomuar, mendoni për pesë njerëz që i njihni. Mund të jenë një ish-shok klase, një pedagog, një mentor ose dikush që ju ka drejtuar gjatë praktikës.

Zgjidhni njërin, dërgojini një mesazh të shkurtër, pyeteni si është dhe tregojini çfarë dëshironi të mësoni.

Para një aktiviteti, zgjidhni tre persona që do të donit të takonit. Shihni çfarë kanë publikuar së fundmi që të keni një temë bisede. Pas takimit, dërgojuni një mesazh të shkurtër për t’u thënë se ju pëlqeu biseda.

Tri këshilla për ndërtimin e rrjetit profesional

  • Ofroni diçka të dobishme. Ndani një informacion, prezantoni dy njerëz që mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin ose ofroni mbështetje.
  • Mbajeni fjalën. Nëse premtoni se do të bëni diçka, bëjeni. Kështu njerëzit kuptojnë se mund të mbështeten tek ju.
  • Shkruani një mesazh personal. Përmendni diçka konkrete që personi ka publikuar ose ka arritur dhe bëni një pyetje që hap bisedën.

Marrëdhëniet që ndërtoni për karrierën tuaj mund t’ju japin një ditë mundësinë të ndihmoni dikë tjetër të gjejë punë. / Forbes

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Ditë pushimi për 7 mijë punonjës për të luajtur videolojëra, synohet rritja e produktivitetit

Kompania teknologjike Logitech, me vlerë 13 miliardë dollarë, do t'u japë 7 mijë punonjësve të saj në mbarë botën një ditë pushim për të luajtur vi...

4 days më parë 3 Min Lexim

Pse trajnimi nuk mjafton për të punësuar të rinjtë

Trajnimi profesional mund t'i ndihmojë të rinjtë të gjejnë punë, por përvoja e një programi punësimi në Tunizi dëshmon se aftësitë nuk mjaftojnë pë...

6 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!