E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fier/ Arrestohet 41-vjeçari me precedentë penalë, kapet me kokainë gati për shitje (EMRI)

Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi u kap në flagrancë me një sasi të dyshuar kokaine, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza dhe dyshohet se do të shitej. Operacioni policor u kodua “Recidivisti”.

Sipas Policisë, i arrestuari, Emiljano Resuli banues në Fier, rezulton i dënuar më parë dy herë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ai u ndalua teksa qarkullonte me automjet në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike, një automjet dhe një celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.