Kryesore

“Ulim TVSH për ushqimet dhe çmmin e naftës, biznesi i vogël s’do të tatohet deri në 2029”, Rama për paketën fiskale: Kush fiton më shumë, paguan më shumë

12:50 - 18.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeminsitri Edi Rama ka folur në lidhje me buxhetin e propozuar për vitin 2027 dhe për paketën fiskale, nga foltorja e Kuvendit. Rama tha se sot qeverisë i jepet mundësia të ulë TVSH për produktet e shportës, një premtim i hershëm por që nuk ishte realizuar sepse buxhet inuk e lejonte. Po ashtu, kryeministri përsëriti nismën se ata që përfitojnë më shumë, do të paguajnë më shumë taksa. Nga ana tjetër, ata që fitojnë më pak, do përfitojnë më shumë nga shteti.

Kryeministri theksoi gjithashtu se Shqipëria është i vetmi vend që ka tatimin zero për biznesin e vogël dhe kjo do jetë kështu deri në vitin 2029.

“Sot na jepet mundësia që falë reformave dhe punës së madhe të bëjmë lehtësime që nuk mundeshim t’i bënim dje. Sot ne vijmë këtu për të miratuar uljen e TVSH në 6% për 54 produktet e shportës, për bukën, qumështin, mishin, miellin, vajin, vezën, frutat perimet, ushqimin bazë për foshnjat dhe të tjera produkte të ushqimit bazë. Kjo është masë që na jep atë kënaqësinë e veçantë që mund ta japë vetëm politika kur ajo bëhet forcë e përbashkët për të sjellë rezultate që ndryshojnë jetën e njerëzve.

Nuk po e ulim TVSH-në që diferencën ta fusin në xhep tregtarët, ndaj kjo masë do të shoqërohet edhe me fuqizimin e pasqyrës së çmimeve, e cila ka nisur të japë rezultate inkurajuese të kontrollit të tregut. Pse e ulim për mallrat bazë të shportës? Sepse nuk ka arsye që barra fiskale e shportës së një familjeje me të ardhura të pakta të trajtohet njësoj si taksimi i konsumit të mallrave të tjera.

Ne mbetemi ata që ishim që në ditën e parë, besnikë të asaj që jemi, sa kohë i përkasim kësaj partie të mbledhur dhe fuqizuar ndër vite rreth atij trëndafili që është simboli ynë, që do të thotë se ne jemi partia që mendojmë në radhë të parë për ata që fitojnë më pak. Nuk ka asgjë të padrejtë që ata fitojmë shumë të kontribuojnë më shumë dhe ata që fitojnë më pak, të përfitojnë më shumë.

32 mijë tatim paguesve të shtresës së mesme t’i ngremë pragun e t’u japim mundësinë që të ndjehen më mirë që të vazhdojë të zgjerohet. Paga mbi 700 mijë lekë, shkojmë në një normë taksimi në 30%, që është kombinimi i 15% të fitimit të kompanisë me 15% e dividentit. Nuk do i lejojmë pronarët e kompanisë që të shfaqen si rrogëtarë apo biznes i vogël. Deri në vitin 2029, tatimi për biznesin e vogël do të jetë 0, do të jemi i vetmi vend. Por nuk do të lejojmë që biznesi i vogël të përdoret si shteg nga të mëdhenjtë për të ulur detyrimet e tyre, prandaj do të ulim pragun e TVSH-së dhe kush e konsideron taksë mbi biznesin e vogël, duhet të rishikojë formimin e vet.

Për uljen e naftës dhe taksën e automjeteve… T’i hapim rrugë atij perceptimi duke e bërë çmimin e karburantit në Shqipëri njësoj si në rajon dhe më pas duke kaluar detyrimin për të paguar taksën e qarkullimit të mjetit në sistemin e DPSHTRR-së. Këtë reformë, bashkë me buxhetin në tërësi, ne e ndërmarrim sot edhe në emër të zhvillimit të mëtejshëm të ekonomisë, për të ecur më shpejt me makinën e ekonomisë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.