Aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë tashmë online, Sveçla: Procedura më të shpejta e më të thjeshta

Nga sot, shtetasit e huaj që kërkojnë për herë të parë lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund ta paraqesin kërkesën online përmes platformës shtetërore e-Kosova, pasi Ministria e Punëve të Brendshme ka digjitalizuar edhe këtë shërbim administrativ.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se ky ndryshim synon të lehtësojë procedurat administrative dhe të rrisë efikasitetin e shërbimeve publike.

Të lidhura

None found

Sipas Sveçlës, shërbimi i ri u mundëson shtetasve të huaj që aplikojnë për lejeqëndrim në Kosovë t’i kryejnë procedurat më shpejt dhe në mënyrë më të thjeshtë.

Ministri sqaroi megjithatë se aplikimi online mund të realizohet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sveçla e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm në modernizimin e administratës publike dhe theksoi se reformat në digjitalizimin e shërbimeve do të vazhdojnë, me synim për një administratë më efikase dhe më të qasshme.


Shtuar më 18.11.2026 13:03

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet