Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 12:20, kur një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi mashkull.

AD PLACEHOLDER

Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe në gjendje të rëndë është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

Policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për mbledhjen e provave dhe dëshmive që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndërkohë, motivi i plagosjes ende nuk është bërë i ditur.