Celebrities Showbiz Tech Talk | News

Do të hyjë sërish në “Big Brother”? Ja si përgjigjet Arbër Çepani…

I ftuar në episodin e radhës të “Tech Talk”, ka qenë Arbër Çepani, për të folur për sipërmarrjen, por dhe disa detaje nga jeta personale…

Nëse sot do të bëhej një ftesë e dytë për të hyrë në “Big Brother”, a do pranoje?

Jo, nuk besoj. Ajo është një eksperiencë që unë e kam kaluar, një eksperiencë shumë e bukur për kohën që isha. Ishte një eksperiment social për veten time dhe për ambientin ku jetoja, se si reagoja edhe kundrejt sjellje me njerëz të tjerë në një shtëpi të mbyllur. Ishte një eksperiencë jashtëzakonisht interesante në këtë aspekt, por në kushtet në të cilat jam e kam të pamundur edhe për shkaqe të kohës fizike. Edhe kur iki në një udhëtim 2-3 ditë e kam të vështirë të futem në binarët e sipërmarrjes që janë gjithë kohën në shpejtësi.

A mendon se ka ndonjë ndryshim nga banorët e mëparshëm të “Big Brother”, që nuk kishte rrjete sociale?

Në rastin tonë ka qenë komplet një specifikë tjetër, sepse ne as nuk e dinim as se çfarë reagimi kishte shikueshmëria jashtë, publiku jashtë. Ishte një test për ata që po e bënin, patjetër për Top Channel që e bëri për herë të parë një emision të atyre përmasave, por për ne as nuk e dinim si po shkonte testi sepse duke qenë të izoluar në atë eksperiencë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.