Aktualitet

“Ti, princesha e Kodrës së Kuajve”, Sala Mila i përgjigjet akuzave të Sali Berishës: Ty të thërrasin 26 shpirtrat e vrarë…

Sali Berisha dhe deputetja e PS Sara Mila janë përplasur në replikë sot në Kuvend.

“Ti, princesha e Kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe të këshilloj t’i denoncosh, se nuk mund ta nisësh kështu karrierën”, i tha Berisha.

Berisha i përmendi emrin, duke i thënë ‘princesha e Kodrës së Kuajve’, e ndërsa kjo e fundit iu përgjigj menjëherë më pas.

“E ka komentuar mandatin tim që pa ardhur unë, vazhdon ta përgojojë mandatin tim dhe në ecejaket e oborrit të SPAK-ut, që ai vetë e shan dhe nuk e konsideron. Më bëri thirrje të dorëzoja mandatin. Mirë do të ishte që këtë standard ta niste nga vetja. ‘Dorëzo mandatin’, më thotë mua, ndërkohë që e thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec, 4 në Bulevard e kush e di sa të tjerë në ’97. Meqë ke qejf ecejaket në korridoret e drejtësisë, merr informacionet e sakta, që unë nuk kam shkuar atje si person në dijeni. Unë nuk i kam dit në politikë sa mëkate ke ti”, iu përgjigj Mila.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.