E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Po na zë korrenti njerëzit çdo ditë”, Korreshi në Kuvend: 120 milionë për paga, 9 milionë për rrugë, Lushnja prapë me opinga

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin në Kuvend për mungesën e investimeve në Bashkinë e Lushnjës, duke kritikuar fondet e parashikuara për infrastrukturën dhe shërbimet shëndetësore.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi ironizoi mungesën e kryeministrit Edi Rama dhe të disa ministrave në sallë, duke thënë se diskutimi i buxhetit duhej trajtuar si mbledhja e Asamblesë së PS-së, ku sipas tij nuk mungonte askush.

“Kryetari ka punët e veta, se puna e buxhetit është ndonjë punë e madhe. Duhet ta trajtojmë buxhetin si Asamblenë tuaj, se të tjerë nuk mungon njeri.

Dua të pyes për trenin ty-ty-ty, rezervuarët ku u hapën? Po nuk është këtu Karakaçi, kemi vetëm këtë të Financave. Si ka mundësi që në Lushnjë çohen 10-fish më shumë para për rroga sesa për rrugë? 120 milionë për rritjen e pagave të patronazhistëve, 9 milionë për rrugë. O njerëz, Lushnja prapë me opinga! Bashkia të mos ketë 400 milionë lekë detyrime, kur dashka këto rroga. Ne nuk kemi infrastrukturë, po na i zë korrenti njerëzit çdo ditë, se këta i mbajnë flokët me xhel. Nuk ka nevojë vetëm për godinë spitali i Lushnjës, ka nevojë edhe për mrokllat e tjera. Çfarë keni me Lushnjën dhe Divjakën ju?”, tha Korreshi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.