Klubi madrilen ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me 21-vjeçarin deri në verën e vitit 2032.

Ky vendim konfirmon besimin e drejtuesve të Real Madridit te futbollisti turk, i cili konsiderohet një nga talentet më premtuese të skuadrës.

AD PLACEHOLDER

Guler iu bashkua gjigantit spanjoll në korrik të vitit 2023, kur ishte vetëm 18 vjeç, dhe që atëherë ka qenë pjesë e sukseseve të klubit.

Deri më tani, ai ka regjistruar 126 paraqitje me fanellën e Real Madridit, duke fituar pesë trofe të rëndësishëm: La Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e UEFA-s dhe Superkupën e Spanjës.

Përveç paraqitjeve në nivel klubesh, Guler është edhe pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Turqisë, për të cilën ka zhvilluar 38 ndeshje.

Me kontratën e re deri në vitin 2032, Real Madridi synon të sigurojë vazhdimësinë e një prej futbollistëve të rinj më të talentuar në futbollin evropian.