Deputetja demokrate Jorida Tabaku është shprehur se për paketën fiskale 2027 nuk ka pasur asnjë konsultim me bizneset.
Nga salla e Kuvendit, Tabaku theksoi se është hera e parë që biznesi ka refuzuar në bllok që të pranojë zbatimin e kësaj pakete.
“Paketa s’ka asnjë konsultim me biznesin. Është hera e parë që biznesi ka ardhur në bllok dhe ka refuzuar që të pranojë zbatimin e një pakete që ka dalë brenda natës nga zyrat e nuk e di se kujt. Sepse ju u keni premtuar që nuk do të ndryshojnë taksat. Kemi nevojë të sqarojmë sesa ka shkuar fondi total i rindërtimit. Çfarë po ndodh me rindërtimin? Sapo dëgjuam pak më përpara se Tirana është pa kokë. Por kush e ka fajin që Tirana është pa kokë? Se po të vjedhësh sigurisht që pa kokë do jesh, ashtu siç do shkojnë të gjithë në burg”, tha Tabaku.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Buxheti 2027 diskutohet në Kuvend, ministri Malaj i përgjigjet pyetjeve të opozitës: Fermerët s'do të preken nga ulja e pragut të TVSH-së






