Milani në pritje të Bruno Fernandes, refuzon rinovimin me Unitedin

Interesimi i Milanit për Bruno Fernandes mbetet i fortë, teksa e ardhmja e mesfushorit portugez në “Old Trafford” është ende e pasigurt për shkak të çështjes së kontratës.

Gazetarët Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto raportojnë se klubi kuqezi po monitoron me vëmendje gjendjen e lojtarit 32-vjeçar, i cili deri tani ka refuzuar dy propozimet e Manchester Unitedit për rinovim.

Të lidhura

None found

Kontrata aktuale e Fernandes me skuadrën angleze përfundon në verën e vitit të ardhshëm, por United ka të drejtën ta zgjasë edhe për një sezon shtesë.

Ky interes nga Milani nuk është i papritur, pasi kapiteni i Portugalisë duket se e mirëpret mundësinë e kthimit në Itali, aty ku në të kaluarën ka veshur fanellat e Udineses dhe Sampdorias.

Matteo Moretto ka bërë të ditur se gjatë verës Milani kishte ndërmarrë disa hapa për t’u informuar rreth pozicionit të mesfushorit, ndërsa nuk ishte e vetmja skuadër italiane që kishte shfaqur interes për të.

“Sigurisht që pati kërkesa dhe biseda nga ana e Milanit për situatën e Bruno Fernandes gjatë kësaj vere. Milani nuk ishte i vetmi klub në Itali që e kishte vlerësuar si alternativë”, u shpreh Moretto.

Ai theksoi gjithashtu se rikthimi në futbollin italian ishte një perspektivë tejet tërheqëse për portugalezin, i cili e kishte konsideruar seriozisht një lëvizje të tillë.

Përveç Milanit, edhe Juventusi kishte menduar më herët për një afrim të mundshëm të Fernandes, çka e mban lojtarin në radarët e disa prej klubeve më të mëdha të Serisë A.

Ndërkohë, Fernandes vijon të jetë një figurë qendrore te Manchester United. Këtë edicion ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka siguruar tre asiste në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet.


Shtuar më 18.11.2026 13:31

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet