Ish-deputeti i PS, Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e përmendi gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Majko ironizoi Berishën, duke deklaruar se i vetmi justifikim për të është mosha dhe se edhe batutat e tij janë të “moshuara”.
Reagimi i plotë i Pandeli Majkos:
Berisha më paska përmendur sot në Kuvend…!
I vetmi justifikim është mosha e tij! Edhe batutat i ka të “moshuara”!
Këtë individ, e bënë lider, studentët! Zgjedhjet e tij e bënë atë, “non grata”!
E vetmja pyetje që duhet ti bëj vetes është nëse dikush në forumet e partisë së tij mund të flas si unë tek partia ime?
Socialistët një mijë herë të bien në tokë, sërish do të ringrihen!
Berisha nuk i mund dot socialistët! Ta harrojë!
Arsyja është e thjeshtë! Berisha nuk mund të jetë një ëndër për të ardhmen europiane edhe të atyre djemve e vajzave që protestojnë sot!
Askush nuk i shpëton asaj që është! Berisha më shumë se askush!
