Skip to content
18 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Standard i ri ndërkombëtar”, IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaportat shqiptare: Nuk janë gabim në printim

ShkodraWeb 18 November, 2026
pasaporta shqiptare 2026

IdentiTek ka reaguar pas lajmeve se pasaportat shqiptare përmbajnë gabime në printim, duke sqaruar se ndryshimi i konstatuar në kodin identifikues “PP” nuk përbën gabim, por është një përditësim teknik në përputhje me standardet ndërkombëtare.

IdentiTek bën të ditur se ndryshimi është kryer në zbatim të kërkesave të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), e cila në mars të vitit 2024 miratoi përditësime në standardet për dokumentet e udhëtimit të lexueshme nga makinat.

Konkretisht, për pasaportat e zakonshme, kodi i mëparshëm “P” është zëvendësuar me “PP”, ndërsa për pasaportat e shërbimit kodi “PS” është zëvendësuar me “PO”. Shkronja e parë identifikon pasaportën, ndërsa e dyta përcakton kategorinë e dokumentit.

Sipas IdentiTek, përditësimi i formatit të pasaportave shqiptare është zbatuar që prej dhjetorit 2025, përpara afatit të përcaktuar nga ICAO, më 1 janar 2026. Deri më tani janë prodhuar mbi 300 mijë pasaporta me shënimet e reja.

Në reagim theksohet gjithashtu se Shqipëria është pjesë e Drejtorisë Publike të Çelësave të ICAO-s (PKD) që prej marsit 2025. Ky sistem mundëson verifikimin elektronik të autenticitetit dhe integritetit të të dhënave të ruajtura në çipin e pasaportave biometrike, duke ndihmuar në parandalimin e falsifikimit të dokumenteve.

IdentiTek nënvizon se shënimi “PP” në pasaportat e reja është një ndryshim teknik i detyrueshëm, në përputhje me specifikimet ndërkombëtare, dhe nuk përbën gabim në printim.

Post navigation

Previous: MINUTA E FUNDIT – Aksident në aksin Shkodër- Koplik, plagosen 6 persona, një në gjendje të rëndë për jetën…

TË FUNDIT

IMG_6921

MINUTA E FUNDIT – Aksident në aksin Shkodër- Koplik, plagosen 6 persona, një në gjendje të rëndë për jetën…

ShkodraWeb 18 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 nëntor 2026…

ShkodraWeb 18 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 18 nëntor 2026…

ShkodraWeb 18 November, 2026

TË FUNDIT

  • “Standard i ri ndërkombëtar”, IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaportat shqiptare: Nuk janë gabim në printim 18 November, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Aksident në aksin Shkodër- Koplik, plagosen 6 persona, një në gjendje të rëndë për jetën… 18 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 nëntor 2026… 18 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 18 nëntor 2026… 18 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 nëntor 2026… 18 November, 2026
  • VIDEO – Shuhet “Mjeshtri i Madh” Zef Gjini, kryetar i Shoqatës së Artizanëve dhe Zejeve të Shqipërisë 17 November, 2026
  • “S’dua ta kujtoj atë ditë”, Erjon Vishkulli kthehet nga Italia: Ka shpresa për rikuperimin e shikimit por… 17 November, 2026
  • Francesco Becchetti vijon i shpallur në kërkim, Gjykata e Lartë la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” 17 November, 2026
  • DOKUMENTI – Peter Saraçi zgjidhet kryetar i BA-së të UNISHK, paraardhësi Adrian Leka konteston ligjshmërinë e mbledhjes 17 November, 2026
  • Tjetër dënim për Hashim Thaçin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, tashmë për “pengim të drejtësisë” 17 November, 2026
  • EMRI – Zgjedhjet për kreun e FIFA-s, FSHF rreshtohet kundër Infantino, ja kandidati që mbështet… 17 November, 2026
  • RAPORTI – Situata e krijuar nga moti në qarkun e Shkodrës, prurjet e përrenjve shkaktojnë dëme… 17 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pasaporta shqiptare 2026

“Standard i ri ndërkombëtar”, IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaportat shqiptare: Nuk janë gabim në printim

ShkodraWeb 18 November, 2026
IMG_6921

MINUTA E FUNDIT – Aksident në aksin Shkodër- Koplik, plagosen 6 persona, një në gjendje të rëndë për jetën…

ShkodraWeb 18 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 nëntor 2026…

ShkodraWeb 18 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 18 nëntor 2026…

ShkodraWeb 18 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.