Lajmi i fundit

LIVE - Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, diskutohet projektbuxheti 2027

Denisa Vata denoncon braktisjen e Matit dhe Klosit: Asnjë investim i ri, spitali pa pajisje, qeveria parashikon zero lek...

13:36, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, u ka drejtuar disa pyetje ministrave në lidhje me parashikimet e projektbuxhetit për qarkun që mbulon si deputete.

Gjatë fjalës së saj, Vata theksoi se kjo qeveri i mashtroi qytetarët e Klosit se do të shkrinte bashkinë për të rritur investimet, ndërkohë që në projektbuxhet nuk ka parashikuar asnjë investim të ri për Klosin.

Më tej, ajo foli edhe për mungesën e investimeve në spitalin e Matit, ku vuri në dukje se, përveç pajisjeve spitalore, mungon edhe një godinë dinjitoze për qytetarët, të cilët sot trajtohen në godinën e vjetër të maternitetit.

Propaganda me rritjen e pagave ishte një tjetër detaj që evidentoi deputetja Vata, e cila tha se nga rritja kanë përfituar deputetët, ndërsa pagëmarrësit me paga 80-100 mijë lekë në muaj nuk përfitojnë asgjë.

Pjesë nga fjala e deputetes së PD-së:

“Asnjë investim i ri për Bashkinë Klos. Pasi e shkrinë bashkinë dhe thatë që do kemi më shumë investime me një buxhet të përbashkët, do jemi më të fortë, shoh që s’keni planifikuar asnjë investim të ri, vetëm vazhdimin e disa investimeve të nisura. Asnjë rrugë për fshatrat e Bashkisë Klos dhe Bashkisë Mat. Edhe rruga e Zenishtit që lidh 4 njësi administrative, keni parashikuar vetëm segmentin, po se kur do bëhet investimi, nuk e dimë. Për spitalin e Matit, pajisjen mjekësore, keni parashikuar zero lekë. Ne kemi kërkuar mjekë për spitalin e Matit, kemi kërkuar investime sepse jemi i vetmi vend në Shqipëri që burra e gra dhe fëmijë trajtohen në godinën e vjetër të maternitetit, të cilit po i bie çatia brenda. Dhe kam edhe një pyetje tjetër: Nga ndryshimet që propozoni, ne si deputetë na mbeten më shumë se 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Ndërsa punonjësit me paga bruto më të ulëta, si 800 ose 1 milion lekë të vjetra, nuk përfitojnë asgjë nga kjo. Ju ka shqetësuar më shumë paga jonë si deputetë, apo e atyre familjeve që mezi mbyllin muajin?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco