Operacioni ‘Ura’/ Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare, SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës

18/11/2026 13:08

Apartamente, automjete luksoze, truall, njësi biznesi dhe kuota në shoqëri tregtare, me një vlerë totale prej rreth 9.1 milionë eurosh, janë pasuritë për të cilat SPAK kërkon konfiskimin në kuadër të operacionit “Ura”.

Pasuritë, të regjistruara në emër të personave nën hetim, familjarëve dhe personave të lidhur me ta, dyshohet se nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash. Kërkesa i është drejtuar Gjykatës së Posaçme më 17 nëntor.

Njoftimi i SPAK:

SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurive të lidhura me grupin e trafikut të narkotikëve në kuadër të procedimit pasuror nr. 10/2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi më 17.11.2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim për konfiskimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 85/2020, datë 2.7.2020.

Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr.36 të vitit 2019, për veprat penale;“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kudër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, ekspertimet kontabël dhe vlerësues të kryer u identifikuan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe shoqëri tregtare në emër të subjekteve në hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta, të cilat nuk justifikoheshin nga burimet e ligjshme të të ardhurave.

Vlera totale e pasurive me çmimin aktual të tregut është rreth  9.1 milionë euro.

Këto pasuri përfshijnë:

3 automjete

kuota në 4 shoqëri tregtare dhe në një person fizik;

24 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Durrës (apartamente, njësi, truall dhe ndërtesë) dhe 2 vende parkimi në Vlorë.

Pasuritë e luajtshme:

Automjet i markës BMW, i vitit 2018.

Automjet i markës Mercedes Benz, modeli AMG GLE 63 4MATIC, viti 2017.

Automjet i markës BMW, modeli X6, i vitit 2021.

Kuotat e subjekteve tregtare:

Shoqëria tregtare “Marquess” sh.p.k.

Shoqëria tregtare “Felix Vinum” sh.p.k.

Shoqëria, Agjenci udhëtimi “Dubai im” sh.p.k.

Shoqëria TV-kabllor, Vlora CABLE, sh.p.k.

Personi fizik “O. Sh”.

Pasuritë e paluajtshme:

Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 282.5 m2 dhe “Ndërtesë” me sipërfaqe 248 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63.4 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 65.5 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 61 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 48 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 175 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 199 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 123 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 548.32 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 120 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur ne Durrës.

Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria me sipërfaqe 285 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuria me sipërfaqe 910 m2,e  ndodhur në  Durrës.

Pasuria me sipërfaqe 3050 m2, e ndodhur në Durrës.

Apartamenti me sipërfaqe 103,6 m2, e ndodhur në Durrës.

Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.

Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.

Vend parkimi nr. 10, e ndodhur në Vlorë.

Vend parkimi nr. 11, e ndodhur në Vlorë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi ndarjen e procedimit pasuror nr. 10/2025 në procedimin nr. 10/1 të vitit 2026, për vijimin e hetimeve ndaj subjekteve dhe pasurive të tjera.

Top Channel