9.1 mln euro të kalojnë në pronësi të shtetit, SPAK kërkon konfiskim pasurish për ‘Grupin e Shkozetit’

18 Nëntor 2026 | 14:05

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive me vlerë rreth 9.1 milionë euro, të cilat dyshohet se nuk justifikohen me burime të ligjshme të të ardhurave. Pasuritë lidhen me personat e proceduar në dosjen e njohur si “Grupi i Shkozetit” në Durrës, që dyshohet se drejtohej nga Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Më 17 nëntor 2026, SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive, në kuadër të procedimit pasuror nr. 10 të vitit 2025.

Sipas hetimeve, në emër të personave nën hetim, familjarëve dhe personave të lidhur me ta janë identifikuar pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe kuota në shoqëri tregtare, të cilat nuk justifikohen nga burime të ligjshme financiare.

Në listën e pasurive përfshihen 24 prona të paluajtshme, kryesisht apartamente, njësi biznesi, truall dhe ndërtesa në Durrës, si dhe dy vende parkimi në Vlorë.

Gjithashtu, SPAK kërkon konfiskimin e tre automjeteve luksoze, mes tyre një Mercedes-Benz AMG GLE 63 4MATIC i vitit 2017 dhe dy automjete BMW, të viteve 2018 dhe 2021.

Në listën e pasurive janë edhe kuotat në katër shoqëri tregtare, “Marquess”, “Felix Vinum”, “Dubai im” dhe “Vlora CABLE”, si dhe një subjekt me statusin person fizik.

Vlera e përgjithshme e pasurive, sipas çmimeve aktuale të tregut, llogaritet në rreth 9.1 milionë euro.

Ndërkohë, SPAK ka vendosur ndarjen e procedimit pasuror nr. 10/2025 në një procedim të ri, nr. 10/1 të vitit 2026, për të vijuar hetimet ndaj subjekteve dhe pasurive të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohet autori i dyshuar

Një person ka mbetur i vrarë mesditën e kësaj të mërkure në Suharekë të Kosovës, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër....
13:58 | 18/11/2026

Berisha në Kuvend: Po denoncimi i Majkos? Do të dalin edhe skenat erotike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Pandeli Majko në Asamblenë e Partisë Socialiste, duke kërkuar shpjegime nga mazhoranca....
13:36 | 18/11/2026

Kapet me kokainë të ndarë në doza, arrestohet 41-vjeçari në Fier

Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Fier, pasi u kap duke poseduar kokainë, të cilën dyshohet se e mbante me qëllim shitjen. I arrestuari...
13:08 | 18/11/2026