Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi rus, Vladimir Putin, u takuan në Shenzhen dhe shtrënguan duart, duke shënuar takimin e tyre të parë që nga gushti i vitit 2025.
Të dy udhëheqësit shtrënguan duart para syve të Xi Jinping, ndërsa të tre presidentët do të zhvillojnë një takim historik trepalësh në prag të samitit të APEC-ut, ku do të jenë në tryezë shumë tema, nga lufta tek inteligjenca artificiale.
Moska dhe Pekini po ndjekin një qasje konstruktive për të ndërtuar një rend botëror shumëpolar më të drejtë, tha presidenti Putin në margjinat e samitit të APEC-ut që po zhvillohet në Shenzhen. Sipas kreut të Kremlinit, sanksionet e kanë dobësuar Evropën dhe BE-ja nuk ka arritur të përshtatet me humbjen e tregut rus.
Për Presidentin kinez Xi Jinping, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës kontribuojnë në një stabilitet më të madh në botë dhe ofrojnë perspektiva të gjera për zhvillim: marrëdhëniet midis Pekinit dhe Moskës mbeten ‘të forta si një mal’ dhe nuk preken nga kushtet ekonomike ndërkombëtare afatshkurtra.








