Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë shkëmbyer një shtrëngim duarsh në Shenzhen të Kinës, në prag të darkës së mirëseardhjes së samitit të APEC-ut, ndërsa pranë tyre ndodhej edhe presidenti kinez Xi Jinping.
Pas këtij momenti, tre liderët kanë pozuar për një fotografi në grup së bashku me drejtuesit e tjerë pjesëmarrës në samit. Takimi vjen një ditë përpara bisedimeve trepalëshe të planifikuara mes tyre, të cilat shënojnë një takim të parë të këtij formati.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka bërë të ditur se Trump dhe Putin mund të takohen edhe veçmas në margjinat e samitit, por pa zhvilluar bisedime të plota dypalëshe. Në rast të një takimi të tillë, sipas raportimeve, në fokus mund të jenë lufta në Ukrainë dhe konflikti në Iran. Ndërkohë, takimi trepalësh pritet të përfshijë edhe çështje të sigurisë bërthamore dhe marrëdhënieve mes fuqive të mëdha.

© SYRI.net