Zyrtare/ Real Madrid blindon yllin e tij, vjen rinovimi i kontratës me Arda Guler Futbolli afrikan regjistron një tjetër skandal. Tunizia kërkon të imitojë Senegalin e finales së Kupës së Kombeve të Afrikës duke kërkuar të braktisë fushën e lojës për një…penallti.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen me Libinë për kualifikueset e Kupës së Afrikës, kur arbitri akordoi një 11 metërsh të dyshimtë në favor të kësaj të fundit pas një momenti të portierit tunizian me sulmuesin libian, Ezoo El Mariamy. Një vendim ky që i surprizoi futbollistët tunizianë që e përshkallëzuan situatën duke rrethuar arbitrin nga Benini, Adissa Ligali në shenjë proteste, ndërsa kapiteni Ferjani Sassi iu drejtua pankinës duke bërë një gjest në mënyrë që të urdhërohej ndërprerja e lojës.
Lojtarët tunizianë tentuan të largoheshin nga fusha e lojës, por pas rreth shtatë minutash pasigurie, ata reflektuan dhe hoqën dorë nga bojkoti, duke u rikthyer në lojë. Ishte ky një episod që riktheu në kujtesë imazhet e finales së Kupës së Afrikës mes Senegalit dhe Marokut
Kujtojmë se FIFA, së bashku me IFAB, për të evituar ngjarje të tilla të ngjashme, morën masa duke vendosur që futbollistët apo kombëtaret që braktisin fushën e lojës, të ndëshkohe me karton të kuq. Në këtë rast, pavarësisht ndërprerjes së gjatë të ndeshjes, gjithçka u kthye në normalitet dhe Libia mundi të ekzekutojë penalltinë duke barazuar shifrat në 1-1, ndërkohë që më herët Slimane kishte shënuar për Tunizinë. Si përfundim, ndeshja u mbyll pikërisht me këtë barazim 1-1 dhe çështja e kualifikimit në grupin e këtyre kualifikueseve është ende e hapur.
Top Channel