Dy fitoret në dy sfidat e fundit në Nations League kanë pasur një efekt të menjëhershëm edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Me 1388 pikë në total, ekipi i Maran fiton një pozicion në renditjen e FIFA-s. Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e 65-të.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova mbylli një edicion jo pozitiv në Nations League dhe tani dardanët e shohin veten në vendin e 78-të në renditjen e FIFA duke humbur 2 pozicione.

  • foto galeri
  • foto galeri

Asnjë ndryshim në 4 vendet e para në renditjen e FIFA-s, me Spanjën që qëndron në krye e ndjekur nga Argjentina, Franca dhe Anglia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: