• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U fsheh në SHBA me tre identitete false, ekstradohet në Shqipëri Valentin Ftoni i dënuar me 50 vite burg

by A R
18/11/2026 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është ekstraduar nga Nju Jorku drejt Shqipërisë Valentin Ftoni, 52 vjeç, i dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për tre vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës gjatë viteve 2000-2001.

Ftoni u arrestua më 8 tetor 2026 në SHBA, në kuadër të operacionit të koduar “GLOBE”, të zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe agjencive federale amerikane.

Sipas Policisë, gjatë qëndrimit në SHBA ai kishte përdorur tre identitete të falsifikuara: Valentin Bujaj, Parim Hajredini dhe Alexander Campusano.

Ai ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2001. Gjykata e Shkodrës e ka dënuar fillimisht më 28 janar 2001 me 25 vite burg për vrasjen e dy personave në fshatin Cas, për motive gjakmarrjeje. Ndërsa më 18 nëntor 2008 është dënuar sërish me 25 vite burg për vrasjen e një personi tjetër në Shkodër, më 12 gusht 2001.

Pas ekstradimit më 18 nëntor 2026, 52-vjeçari iu dorëzua autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Ekstradohet nga Nju Njorku, shtetasi Valentin Ftoni, i dënuar dy herë, me nga 25 vjet burgim, për vrasje.  

Në vijim të njoftimit të dhënë në muajin tetor 2026 dhe në vazhdën e punës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Shtetit me partnere ligjzbatues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku në sajë të një pune të gjatë hetimore ndërmjet këtyre agjensive, më datë 08.10.2026, u arrestua në Nju Jork, shtetasi shqiptar Valentin Ftoni, 52 vjeç, Policia e Shtetit dhe Agjensite Federale Amerikane të koordinuara nga DSS/OCIU në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, kanë përmbyllur fazën përfundimtare të operacionit të qujtur “GLOBE”.

Më datë 18.11.2026, u bë ekstradimi i shtetasit shqiptar Valentin Ftoni, i njohur në Shtetet e Bashkuara, me 3 identitete të falsifikuara si Valentin Bujaj, Parim Hajredini (identitet kosovar) dhe Alexander Campusano (identitet i Amerikës Qendrore). Valentin Ftoni, person me profil të larte kriminal, i dënuar në Shqipëri për vrasje të shumëfishta, u mor në dorëzim nga autoritetet federale amerikane ICE-ERO dhe DSS/OCIU dhe iu vu në dispozicion për veprime të mëtejshme procedurale, autoriteteve shqiptare të cilat e kanë dënuar atë, 2 herë me nga 25 vjet burgim, për disa vrasje të kryera gjate viteve 1998-2001. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare prej vitit 2001, pasi është dënuar 2 herë, me nga 25 vjet burgim, për 3 vrasje të kryera në qarkun e Shkodres, dhe fshihej në ShBA, që pas arratisjes nga Shqipëria, duke shfrytëzuar identitetet e lartpërmendura.

Më datë 28.01.2001, Gjykata e Shkodrës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar shtetasin Valentin Ftoni, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit”, pasi më datë 19.09.2000, në Cas, Shkodër, ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje.

Gjithashtu, më datë 18.11.2008, Gjykata e Shkodrës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar shtetasin Valentin Ftoni, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”,  kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit”, pasi më datë 12.08.2001, në Shkodër, ka vrarë shtetasin G. T. 

 Ky rast, por dhe të tjerë, dëshmojne rritjen e dukshme të bashkëpunimit krah për krah me partneret amerikanë në çështje të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në fushën e zbatimit te ligit.

Edhe ky rast, tregon sërish përkushtimin e Policisë së Shtetit, për rritjen e bashkëpunimit hetimor ndërkombëtar në nivele dypalëshe në terren, ndaj gjejmë rastin edhe një herë të falënderojmë partnerët tanë në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për ndjekjen e këtij rasti dhe të shumë rasteve të tjera në ShBA, por jo vetëm.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U fsheh në SHBA me tre identitete false, ekstradohet në Shqipëri Valentin Ftoni i dënuar me 50 vite burg

U fsheh në SHBA me tre identitete false, ekstradohet në Shqipëri Valentin Ftoni i dënuar me 50 vite burg

November 18, 2026
“Patenta me lekë dhe instruktorë të pakualifikuar”, eksperti: Autoshkollat mbajnë zero përgjegjësi!

“Patenta me lekë dhe instruktorë të pakualifikuar”, eksperti: Autoshkollat mbajnë zero përgjegjësi!

November 18, 2026
Trump dhe Putin shtrëngojnë duart para Xi, tre liderët bëhen bashkë në Kinë para takimit historik

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart para Xi, tre liderët bëhen bashkë në Kinë para takimit historik

November 18, 2026
Shqipëria do pajiset me HIMARS, Nufi: Forcat e Armatosura do kenë aftësi për goditje precize në distanca të largëta

Shqipëria do pajiset me HIMARS, Nufi: Forcat e Armatosura do kenë aftësi për goditje precize në distanca të largëta

November 18, 2026
Goditja e parë ndaj Netanyahut, opozita merr drejtimin e parlamentit izraelit

Goditja e parë ndaj Netanyahut, opozita merr drejtimin e parlamentit izraelit

November 18, 2026
Lezha kryeson aksidentet/ Rrugët interurbane dytësore regjistrojnë më shumë raste

Ndryshon sigurimi i makinës: Mbulim për pasagjerët dhe këmbësorët, rritet kufiri i dëmshpërblimit

November 18, 2026
Raport i BE-së: Evropa u përball me sezonin “më intensiv” të zjarreve të regjistruar ndonjëherë

Raport i BE-së: Evropa u përball me sezonin “më intensiv” të zjarreve të regjistruar ndonjëherë

November 18, 2026
Bilanci i protestave në Francë, mbi 7 mijë të arrestuar dhe qindra dënime me burg

Bilanci i protestave në Francë, mbi 7 mijë të arrestuar dhe qindra dënime me burg

November 18, 2026
“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

“Qiraja në Tiranë, sa një rrogë”, Berisha: Apartamentet kushtojnë mesatarisht 2140 euro metri

November 18, 2026
Protesta e dhunshme para Kryeministrisë, dhunohen 2 efektivë, 24 të proceduar

Protesta e dhunshme para Kryeministrisë, dhunohen 2 efektivë, 24 të proceduar

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In