• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Patenta me lekë dhe instruktorë të pakualifikuar”, eksperti: Autoshkollat mbajnë zero përgjegjësi!

by A R
18/11/2026 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrja e patentës nuk do të thotë domosdoshmërisht se një person është i përgatitur për të përballuar trafikun dhe për të drejtuar në mënyrë të sigurt një automjet. Këtë pohoi eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, këtë të mërkurë, më 18 nëntor, në emisionin “Aldo Morning Show”, i cili ngriti shqetësimin për mënyrën se si funksionojnë autoshkollat në Shqipëri.

Ai pohoi se është se gjendja e përgatitjes së shoferëve të rinj është shumë e keqe, sepse ndodh fenomeni i dhënies së parave në këmbim të marrjes së testit të teorisë dhe të praktikës duke u bërë kështu një burim aspak i sigurt në qarkullimin rrugor, duke rrezikuar edhe jetë.

“Sot kandidatët nuk po mësohen të drejtojnë makinën. Shkojnë kot atje se dihet ajo edhe teorinë e marrin me lekë, edhe praktikën e marrin me lekë. Ne nuk kemi njerëz të përgatitur dhe është për të ardhur keq se këta janë fëmijët tanë, janë njerëzit tanë që janë në rrugë, edhe nëse s’janë njerëzit tanë, këta vijnë e vrasin njerëzit tanë. Pra, ky është momenti që duhet t’i thërrasë mendjes shteti.”

Eksperti pohoi se autoshkollat mbajnë “zero” përgjegjësi kur një kursant merr patentën po nuk është realisht i aftë për ta drejtuar dhe bëhet shkaktar aksidentesh.

Sipas Hoxhës, një ndër problemet kryesore është mungesa e instruktorëve të kualifikuar dhe e një sistemi të mirëorganizuar për përgatitjen e tyre. Ai solli si shembull modelin grek, ku instruktorët duhet të përfundojnë një shkollim të posaçëm dyvjeçar, ndërsa theksoi se në Shqipëri profesioni mund të ushtrohet pa një përgatitje të tillë specifike.

“Me ndryshimin e sistemit, të gjithë inxhinierët mekanikë që ndoshta s’kishin bërë asnjë orë automobilash në shkollë, janë bërë instruktorë teorie, instruktorë praktike, marrin prova. Pra këta që s’kanë bërë asnjë orë për vete, janë në majën e kësaj piramide dhe japin “mësim”… Çfarë ndodh tani? Tani instruktori ka interes të mos harxhojë naftë e ta shesë naftën. Pronari nuk do të harxhojë naftë edhe i bëjnë seancat nja dy-tre herë, edhe me kaq ‘futu në prova’, thotë, ‘po duhet me pagu ca lekë’ dhe paguan ca lekë dhe merr lejen e drejtimit. Faktikisht ai merr lejen e varrimit.”

Sipas ekspertit, mësimi nuk duhet të kufizohet vetëm te njohja e tabelave dhe sinjalistikës, por duhet t’u shpjegohet kandidatëve se si funksionon drejtimi i automjetit në situata të ndryshme, si vlerësohet rruga dhe cilat janë pasojat e një reagimi të gabuar.

“Pra ata nuk kanë nivel sepse ata s’kanë bërë teori ngarje. Pra duhet të shpjegojnë teorinë e ngarjes, çfarë ndodh, për sa sekonda përplasesh, pse përplasesh, si ecet ditën, si ecet natën. Mësimdhënia është mësimdhënie, pra duhet të dish ta japësh mësimdhënien. Mund të jesh edhe doktor shkencash dhe mësimin nuk di t’a japësh.”

Një tjetër problem që ai evidentoi është mungesa e vlerësimit psikologjik të kandidatëve për drejtues mjetesh. Sipas tij, aftësia për të manovruar makinën nuk mjafton nëse personi nuk arrin të kontrollojë nervat dhe reagimet në situata të tensionuara. Eksperti theksoi gjithashtu se përvoja në timon nuk është garanci për siguri, pasi rreziku mund të vijë edhe nga vetëbesimi i tepruar.

“Aksidenti rrugor është si rezultat i euforisë dhe besimit të tepruar. Atij i duket sikur fluturon, sikur e manovron mirë makinën, futet në parakalim të gabuar, bën të gjitha këto lloj shkeljesh, i bën nga siguria e tepruar.”

Hoxha bëri të ditur se këto problematika të lartpërmendura vijnë si pasojë e instancave më të larta, të cilat nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur qarkullimit rrugor, i cili është kthyer në një burim të madh të humbjes së jetëve.

“Nuk kemi akoma ndonjë koncept. E gjithë kjo duhet të ketë një ‘tru’ që ne s’e kemi ‘trurin’ si shtet. Ky ‘truri’ duhet të jetë Ministria e Infrastrukturës, duhet të ketë një drejtori të posaçme. Kjo drejtoria duhet të ndjekë këto diskutime dhe duhet të nxjerrë udhëzime, duhet të nxjerrë direktiva.”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Patenta me lekë dhe instruktorë të pakualifikuar”, eksperti: Autoshkollat mbajnë zero përgjegjësi!

“Patenta me lekë dhe instruktorë të pakualifikuar”, eksperti: Autoshkollat mbajnë zero përgjegjësi!

November 18, 2026
Trump dhe Putin shtrëngojnë duart para Xi, tre liderët bëhen bashkë në Kinë para takimit historik

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart para Xi, tre liderët bëhen bashkë në Kinë para takimit historik

November 18, 2026
Shqipëria do pajiset me HIMARS, Nufi: Forcat e Armatosura do kenë aftësi për goditje precize në distanca të largëta

Shqipëria do pajiset me HIMARS, Nufi: Forcat e Armatosura do kenë aftësi për goditje precize në distanca të largëta

November 18, 2026
Goditja e parë ndaj Netanyahut, opozita merr drejtimin e parlamentit izraelit

Goditja e parë ndaj Netanyahut, opozita merr drejtimin e parlamentit izraelit

November 18, 2026
Lezha kryeson aksidentet/ Rrugët interurbane dytësore regjistrojnë më shumë raste

Ndryshon sigurimi i makinës: Mbulim për pasagjerët dhe këmbësorët, rritet kufiri i dëmshpërblimit

November 18, 2026
Raport i BE-së: Evropa u përball me sezonin “më intensiv” të zjarreve të regjistruar ndonjëherë

Raport i BE-së: Evropa u përball me sezonin “më intensiv” të zjarreve të regjistruar ndonjëherë

November 18, 2026
Bilanci i protestave në Francë, mbi 7 mijë të arrestuar dhe qindra dënime me burg

Bilanci i protestave në Francë, mbi 7 mijë të arrestuar dhe qindra dënime me burg

November 18, 2026
“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

“Qiraja në Tiranë, sa një rrogë”, Berisha: Apartamentet kushtojnë mesatarisht 2140 euro metri

November 18, 2026
Protesta e dhunshme para Kryeministrisë, dhunohen 2 efektivë, 24 të proceduar

Protesta e dhunshme para Kryeministrisë, dhunohen 2 efektivë, 24 të proceduar

November 18, 2026
Alizoti kritikon mungesën e ministrave në debatin për buxhetin, Peleshi i jep të drejtë: Bashkohem me kërkesën!

Alizoti kritikon mungesën e ministrave në debatin për buxhetin, Peleshi i jep të drejtë: Bashkohem me kërkesën!

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In