Përplasje Berisha-Majko, kryedemokrati: Do të dalin skenat erotike! Socialisti: I ke batutat të moshuara
Një përplasje me akuza dhe ironi është zhvilluar mes Sali Berishës dhe Pandeli Majko.
Gjatë seancës parlamentare, Berisha lëshoi deklarata me tone paralajmëruese, duke iu referuar edhe skenave erotike, ndërsa Majko reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ironizoi kreun e PD-së, duke ia atribuar qëndrimet moshës dhe duke theksuar se Berisha nuk mund t’i mposhtë socialistët.
Deklarata e Sali Berishës në Kuvend:
“Po denoncimi Majko, nga i jepni ju atij? Na thoni pak!
Jo, jo, ta garantoj unë ty, rri ti se ti je rishtar, mos u përziej.
Jo, jo se kaq naiv Gjinua nuk është sa të ngatërroj skenat erotike me skenat e tjera.
I keni dhe ato ju! I keni! Dhe do të dalin, ua them unë, do të dalin.
Prandaj, më mirë largohuni!
POSTIMI I PANDELI MAJKO:
Berisha më paska përmendur sot në Kuvend…!
I vetmi justifikim është mosha e tij! Edhe batutat i ka të “moshuara”!
Këtë individ, e bënë lider, studentët! Zgjedhjet e tij e bënë atë, “non grata”!
E vetmja pyetje që duhet ti bëj vetes është nëse dikush në forumet e partisë së tij mund të flas si unë tek partia ime?
Socialistët një mijë herë të bien në tokë, sërish do të ringrihen!
Berisha nuk i mund dot socialistët! Ta harrojë!
Arsyja është e thjeshtë! Berisha nuk mund të jetë një ëndër për të ardhmen europiane edhe të atyre djemve e vajzave që protestojnë sot!
Askush nuk i shpëton asaj që është! Berisha më shumë se askush!
/vizionplus.tv




