Kukësi përkujtoi sot 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazistë, me një ceremoni kushtuar dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e qytetit dhe të vendit.
Aktiviteti, i organizuar nga Bashkia Kukës në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”, mblodhi përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë dhe qytetarë.
Nënkryetari i Bashkisë Kukës, Abdulla Domi, shprehu mirënjohje për sakrificën e dëshmorëve, ndërsa kryetarja e Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Lumturie Paci, foli për rëndësinë historike të çlirimit të qytetit.
Ceremonia u shoqërua me këngë dhe recitime nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, si dhe interpretime nga rapsodë të Kukësit dhe Hasit.
Më 18 nëntor 1944, forcat gjermane u larguan nga Kukësi dhe në qytet hynë partizanët e Brigadës XVIII Sulmuese, duke i dhënë fund pushtimit nazist.











Komente
Komento