Vrasja e Arlinda Zekajt, nis intervistimi i zyrtarit të QPS-së në Pejë, Shpat Morina
Ka nisur intervistimi i zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shpat Morina, nga Komisioni Hetimor Parlamentar që po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.
Morina është njëri nga pesë dëshmitarët e paraparë për t'u intervistuar nga Komisioni gjatë ditës së sotme.
Në kuadër të këtij procesi, Komisioni po shqyrton përgjegjësitë e institucioneve përkatëse dhe mënyrën se si është trajtuar rasti i Arlinda Zekajt nga mekanizmat institucionalë në Pejë.
Përveç Morinës, para Komisionit janë paraparë të dëshmojnë edhe zyrtarë të tjerë të Qendrës për Punë Sociale në Pejë, si pritet intervistimi i kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.















