Beqaj i pakënaqur me “arrestin shtëpiak”, ish-ministri rekurs në Gjykatën e Lartë: Jap garanci pasurore 2 milionë lekë
18/11/2026 14:41
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar sot me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Teksa u lirua pas më shumë se dy vitesh në burg dhe iu caktua masa e arrestit në shtëpi, Beqaj i kërkon Gjykatës së Lartë që masa e fundit t’i zëvendësohet me garanci pasurore në shumën prej 2 milionë lekësh.
Ai i ka lënë në dorë gjykatës edhe një opsion tjetër për shumën, në një vlerë që ajo e çmon të arsyeshme. Kjo kërkesë vjen në kohën kur ish-ministri i është drejtuar disa herë Gjykatës për ndryshim mase, dhe i ishte refuzuar.
Top Channel