Deklaratat e Berishës në Kuvend për video erotike, reagon Pandeli Majko

18 Nëntor 2026 | 14:42

Deputeti Pandeli Majko ka replikuar në distancë me kreun e PD, Sali Berisha lidhur me deklaratat e këtij të fundit në Kuvend ku përmendej socialisti.

Përmes një postimi në Facebook, Majko i cilëson ‘të moshuara’ batutat e Berishës, ndërsa thekson se ky i fundit nuk i mund dot socialistët.

“Berisha më paska përmendur sot në Kuvend…!

I vetmi justifikim është mosha e tij! Edhe batutat i ka të “moshuara”!

Këtë individ, e bënë lider, studentët! Zgjedhjet e tij e bënë atë, “non grata”!

E vetmja pyetje që duhet ti bëj vetes është nëse dikush në forumet e partisë së tij mund të flas si unë tek partia ime?

Socialistët një mijë herë të bien në tokë, sërish do të ringrihen!

Berisha nuk i mund dot socialistët! Ta harrojë!

Arsyja është e thjeshtë! Berisha nuk mund të jetë një ëndër për të ardhmen europiane edhe të atyre djemve e vajzave që protestojnë sot!

Askush nuk i shpëton asaj që është! Berisha më shumë se askush!”

Gjatë fjalës së mbajtur gjatë në seancën plenare të së mërkurës, Berisha iu referua lajmeve të publikuara lidhur me deklaratat e pretenduara të Majkos në Asamblenë e PS, ku flitej për video erotike.

Berisha iu drejtua përfaqësuesve të shumicës me pyetjen: “Po denoncimi i Majkos?”, ndërsa paralajmëroi se, sipas tij, do të bëhen publike edhe informacione të tjera.

Në deklaratën e tij, kreu i PD-së përmendi edhe “skenat erotike”, duke lënë të kuptohet se ekzistojnë materiale që ende nuk janë bërë publike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malaj prezanton buxhetin 2027: Shpenzimet publike kalojnë 10 miliardë euro, ekonomia pritet të rritet me 4%

Ministri i Financave, Petrit Malaj, e cilësoi projektbuxhetin e vitit 2027 si historik, pasi shpenzimet publike të parashikuara për vitin e ardhshëm kalojnë 10 miliardë...
14:48 | 18/11/2026

Live-Debat në Kuvend. Rama dhe Berisha përplasen për Buxhetin 2027

Parlamenti është mbledhur këtë të mërkurë në seancë plenare, ku në qendër të diskutimeve po shqyrtohet në parim projektbuxheti për vitin 2027 dhe paketa fiskale....
14:00 | 18/11/2026

Seanca për buxhetin, Tabaku replikë me Ramën: Ku shkuan 1,2 miliardë eurot e rindërtimit?

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, replikoi me kryeministrin Edi Rama në seancën plenare të së mërkurës, duke akuzuar qeverinë për abuzime me fondet e...
13:38 | 18/11/2026