Pas më shumë se dy vjetësh ndërprerje, Kosova ka rikthyer angazhimin për lobim në Shtetet e Bashkuara. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka nënshkruar kontratë me kompaninë Ballard Partners lidhur me përfaqësimin e interesave të Kosovës në Uashington. Marrëveshja, e regjistruar më 13 nëntor në Departamentin amerikan të Drejtësisë, hyri në fuqi dy ditë më vonë.