Lajmi i fundit

LIVE - Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, diskutohet projektbuxheti 2027

Isuf Çelaj: 14 vite mashtrime me Tropojën dhe Hasin, asnjë investim në rrugë dhe shëndetësi!

13:53, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Isuf Çelaj, gjatë diskutimit për projektbuxhetin 2027, ka denoncuar mungesën e investimeve në zonën e Tropojës. Ai evidentoi se prej 14 vitesh kjo mazhorancë premton investime në dy akse kryesore, të cilat u shërbejnë dy bashkive, Tropojë dhe Has.

“Shoh se nuk janë planifikuar dy akse kryesore, të cilat keni 14 vite që i gënjeni banorët e Tropojës dhe të Hasit. Aksi Kam-Kepenek-Zogaj-Qafë Prushi, aks i cili u shërben të dy bashkive, por edhe banorëve që lidhen me Kosovën. Rrugë e cila ka 14 vite që premtohet. E dyta, aksi Manz-Surroi-Arrëz. Për të dyja këto akse banorët kanë protestuar, por keni çuar njerëzit tuaj dhe u keni thënë që vitin tjetër do të futet në buxhet. Për shëndetësinë, asnjë investim në shëndetësi në zonë. Banorët shkojnë në Kosovë për të marrë shërbime shëndetësore.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco