Aktualitet

Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, e kërkonte Shqipëria për vrasje në vitet 2000

Është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Valentin Ftoni, i cili kërkohej nga Policia e Shkodrës për tre vrasje të ndodhura në vitet 2000 dhe 2001.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se Ftoni mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 12:30, me avion charter, i shoqëruar nga marshallët amerikanë, të cilët koordinuan veprimet me Policinë e Shtetit.

Ai ishte arrestuar në New York një muaj më parë, në kuadër të procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.