Buxheti 2027, Braçe: Ministrat që abuzojnë me fondet publike duhet të largohen nga qeveria, nuk ua kemi për borxh

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar largimin nga qeveria të ministrave që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e shtetit, duke vënë theksin te përgjegjësia për menaxhimin e fondeve publike dhe shmangien e abuzimeve.

Gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2027 në Kuvend, Braçe u shpreh kundër çdo situate që mund të rrezikojë realizimin e buxhetit.

Të lidhura

None found

“Ajo që unë nuk pranoj është që qeveria të rrezikojë buxhetin. Më qartë, mosrealizimi i buxhetit, mosrealizimi i të ardhurave apo shpenzimeve, në variantin që ka disa vite që po ndodh. Vjet këtu thashë që ministrat që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e shtetit, duhet të ikin nga qeveria. Nuk ua ka borxh kërkush, padijen dhe paaftësinë për të përdorur paranë publike me efektivitet, abuzimin me të jo e jo, kështu që i mbetem të njëjtës kërkesë, që kush rrezikon realizimin e buxhetit dhe sjell risk serioz për të, nuk ka pse rri më qeveri”,- tha Braçe.


Shtuar më 18.11.2026 15:25

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetmrkingjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet