Me gëzim e përqafime është pritur në shtëpinë e tij, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Dy muaj pasi u dënua me burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale, atij iu mundësua një vizitë humanitare pranë familjes së tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes.