Nesër seanca e Kuvendit të Kosovës, PDK-ja kërkon të votohet ligji për Gjykatën Speciale
Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancën për ditën e nesërme, në orën 11:00, ku në rend dite janë gjithsej 12 pika, por nuk është përfshirë Ligji për Specialen.
Seanca e cila u mbajt të enjten, u ndërpre në mungesë kuorumi pas 12 orësh. Gjatë kësaj seance nuk janë zhvilluar diskutime rreth Ligjit për t’ia kufizuar mandatin Gjykatës Speciale. Kjo për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve në sallë për të kaluar nga pika e rendit të ditës për energjinë, tek ajo për ligjin.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Mergim Lushtaku, ka thënë se pret që nesër të vazhdohet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka mbetur pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.
Ndërkohë, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë se për datën se kur do të vazhdojë kjo seancë do të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare.
Pikat e rendit të ditës për ditën e enjte:
-Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
-Deklarimet jashtë rendit të ditës,
-Pyetjet parlamentare,
-Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e emergjencës për furnizimin e energjisë, nr. 03/11 datë 16.11.2026,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,
-Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,
-Zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
-Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
-Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-020 për Efiçiencë të energjisë,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-023 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.
Koalicioni Shqiptar i gatshëm për dialog me pushtetin e ri në Serbi, nuk heq dorë nga kërkesat
Presidentja takohet me Glauk Konjufcën për strategjinë e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Apel
Momenti kur Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)
- 15:45 GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci! Dënimi i ulet me gjykim të shkurtuar në 1 vit e 4 muaj
- 15:37 Pritja ndryshe e presidentit të Filipineve për Trump, zbulohet se çfarë iu servir për darkë?
- 15:34 “Princesha e burgut”, Berisha përplaset me Sara Milen në Kuvend, deputetja: Të thërret shpirti i të vrarëve
- 15:30 Koalicioni Shqiptar i gatshëm për dialog me pushtetin e ri në Serbi, nuk heq dorë nga kërkesat
- 15:21 Sërish protestë para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i qytetarëve! Situata e qetë
- 15:14 7 dronë shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë, Kishinau thërret ambasadorin rus