Këtë të mërkurë, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2027 në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe, ka kërkuar largimin nga qeveria të ministrave që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e shtetit, duke vënë theksin te përgjegjësia për menaxhimin e fondeve publike dhe shmangien e abuzimeve.
Gjithashtu, Braçe u shpreh kundër çdo situate që mund të rrezikojë realizimin e buxhetit.
Të lidhura
None found
“Ajo që unë nuk pranoj është që qeveria të rrezikojë buxhetin. Më qartë, mosrealizimi i buxhetit, mosrealizimi i të ardhurave apo shpenzimeve, në variantin që ka disa vite që po ndodh. Vjet këtu thashë që ministrat që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e shtetit, duhet të ikin nga qeveria.
Nuk ua ka borxh kërkush, padijen dhe paaftësinë për të përdorur paranë publike me efektivitet, abuzimin me të jo e jo, kështu që i mbetem të njëjtës kërkesë, që kush rrezikon realizimin e buxhetit dhe sjell risk serioz për të, nuk ka pse rri më qeveri”,- u shpreh deputeti socialist Erion Braçe.








