Seanca plenare e kësaj të mërkure në Kuvend është shoqëruar me debate dhe replika të ashpra mes kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mile.
Berisha iu drejtua drejtpërdrejt deputetes socialiste, duke e quajtur “princesha e burgut” dhe duke i kërkuar të denoncojë kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.
“Ti, zonja princesha e burgut apo e kodrës së Kalit, kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe unë të këshilloj ta denoncosh edhe atë, edhe qeverinë, se ti je e re dhe nuk mund ta nisësh këtë formë karriere”, është shprehur Berisha.
Sara Mile i është përgjigjur kreut të PD-së, duke i thënë se e thërret shpirti i të vrarëve, duke i kujtuar atij 26 të vrarët e Gërdecit, 4 të vrarët në bulevard më 21 janar dhe ngjarjen e ’97-ës.
“Dorëzo mandatin, më thotë mua, ndërkohë që e thërret shpirti i 26 të vrarëve në Gërdec, i katër të vrarëve në bulevard më 21 janar dhe kush e di se sa qindra të vrarëve në ’97-ën. Dorëzo mandatin, më thotë mua, ndërkohë”, tha Sara Mile.













