Protestuesit kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë vijuar edhe këtë të mërkurë tubimin e tyre, duke shënuar ditën e 172-të radhazi të protestave.
Pas grumbullimit fillestar përpara Ministrisë së Arsimit, pjesëmarrësit janë zhvendosur në drejtim të Parlamentit, ku deputetët po diskutojnë buxhetin.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj drejtimit të vendit.
Protesta pritet të vijojë përpara godinës së Kuvendit, ndërsa pjesëmarrësit mbajnë të pandryshuara kërkesat e tyre ndaj mazhorancës.