Skip to content
18 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Ekstradohet nga SHBA 52- vjeçari, i dënuar 2 herë nga 25 vjet për tre vrasje në qarkun e Shkodrës

ShkodraWeb 18 November, 2026
full hd.01_31_15_13.Still099

Në vijim të njotimit të dhënë në muajin tetor 2026 dhe në vazhdën e punës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Shtetit me partnere ligjzbatues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku në sajë të një pune të gjatë hetimore ndërmjet këtyre agjensive, më datë 08.10.2026, u arrestua në Nju Jork, shtetasi shqiptar Valentin Ftoni, 52 vjeç, Policia e Shtetit dhe Agjensite Federale Amerikane të koordinuara nga DSS/OCIU në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, kanë përmbyllur fazën përfundimtare të operacionit të qujtur “GLOBE”.

Më datë 18.11.2026, u bë ekstradimi i shtetasit shqiptar Valentin Ftoni, i njohur në Shtetet e Bashkuara, me 3 identitete të falsifikuara si Valentin Bujaj, Parim Hajredini (identitet kosovar) dhe Alexander Campusano (identitet i Amerikës Qendrore). Valentin Ftoni, person me profil të larte kriminal, i dënuar në Shqipëri për vrasje të shumëfishta, u mor në dorëzim nga autoritetet federale amerikane ICE-ERO dhe DSS/OCIU dhe iu vu në dispozicion për veprime të mëtejshme procedurale, autoriteteve shqiptare të cilat e kanë dënuar atë, 2 herë me nga 25 vjet burgim, për disa vrasje të kryera gjate viteve 1998-2001.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare prej vitit 2001, pasi është dënuar 2 herë, me nga 25 vjet burgim, për 3 vrasje të kryera në qarkun e Shkodres, dhe fshihej në ShBA, që pas arratisjes nga Shqipëria, duke shfrytëzuar identitetet e lartpërmendura.

Më datë 28.01.2001, Gjykata e Shkodrës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar shettasin Valentin Ftoni, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit”, pasi më datë 19.09.2000, në Cas, Shkodër, ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje.

Gjithashtu, më datë 18.11.2008, Gjykata e Shkodrës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar shtetasin Valentin Ftoni, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit”, pasi më datë 12.08.2001, në Shkodër, ka vrarë shtetasin G. T.

Ky rast, por dhe të tjerë, dëshmojne rritjen e dukshme të bashkëpunimit krah për krah me partneret amerikanë në çështje të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në fushën e zbatimit te ligit.

Edhe ky rast, tregon sërish përkushtimin e Policisë së Shtetit, për rritjen e bashkëpunimit hetimor ndërkombëtar në nivele dypalëshe në terren, ndaj gjejmë rastin edhe një herë të falënderojmë partnerët tanë në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për ndjekjen e këtij rasti dhe të shumë rasteve të tjera në ShBA, por jo vetëm. /Njoftim për mediat i Policisë së Shtetit/

Post navigation

Previous: Rasti i parë me malarie në Shqipëri për 2026- ën, ISHP: Pacienti është trajtuar, ka dalë nga spitali…

TË FUNDIT

urgjenca tirane 2026

Rasti i parë me malarie në Shqipëri për 2026- ën, ISHP: Pacienti është trajtuar, ka dalë nga spitali…

ShkodraWeb 18 November, 2026
full hd.00_39_54_02.Still097

VIDEO – Seanca maratonë për buxhetin e 2027- ës, kryeministri Rama e prezanton, opozita braktis sallën

ShkodraWeb 18 November, 2026
pasaporta shqiptare 2026

“Standard i ri ndërkombëtar”, IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaportat shqiptare: Nuk janë gabim në printim

ShkodraWeb 18 November, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Ekstradohet nga SHBA 52- vjeçari, i dënuar 2 herë nga 25 vjet për tre vrasje në qarkun e Shkodrës 18 November, 2026
  • Rasti i parë me malarie në Shqipëri për 2026- ën, ISHP: Pacienti është trajtuar, ka dalë nga spitali… 18 November, 2026
  • VIDEO – Seanca maratonë për buxhetin e 2027- ës, kryeministri Rama e prezanton, opozita braktis sallën 18 November, 2026
  • “Standard i ri ndërkombëtar”, IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaportat shqiptare: Nuk janë gabim në printim 18 November, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Aksident në aksin Shkodër- Koplik, plagosen 6 persona, një në gjendje të rëndë për jetën… 18 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 nëntor 2026… 18 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 18 nëntor 2026… 18 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 nëntor 2026… 18 November, 2026
  • VIDEO – Shuhet “Mjeshtri i Madh” Zef Gjini, kryetar i Shoqatës së Artizanëve dhe Zejeve të Shqipërisë 17 November, 2026
  • “S’dua ta kujtoj atë ditë”, Erjon Vishkulli kthehet nga Italia: Ka shpresa për rikuperimin e shikimit por… 17 November, 2026
  • Francesco Becchetti vijon i shpallur në kërkim, Gjykata e Lartë la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” 17 November, 2026
  • DOKUMENTI – Peter Saraçi zgjidhet kryetar i BA-së të UNISHK, paraardhësi Adrian Leka konteston ligjshmërinë e mbledhjes 17 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.01_31_15_13.Still099

VIDEO – Ekstradohet nga SHBA 52- vjeçari, i dënuar 2 herë nga 25 vjet për tre vrasje në qarkun e Shkodrës

ShkodraWeb 18 November, 2026
urgjenca tirane 2026

Rasti i parë me malarie në Shqipëri për 2026- ën, ISHP: Pacienti është trajtuar, ka dalë nga spitali…

ShkodraWeb 18 November, 2026
full hd.00_39_54_02.Still097

VIDEO – Seanca maratonë për buxhetin e 2027- ës, kryeministri Rama e prezanton, opozita braktis sallën

ShkodraWeb 18 November, 2026
pasaporta shqiptare 2026

“Standard i ri ndërkombëtar”, IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaportat shqiptare: Nuk janë gabim në printim

ShkodraWeb 18 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.