Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë më pak se 50 për qind gjasa për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

Superkompjuteri ka bërë parashikimin e parë pasi të gjithë kombëtaret u kompletuan në vazot përkatëse, edhe pse shorti faktikisht ende s’është tërhequr.


“Football Meets Data” i ka dhënë Kosovës vetëm 33 për qind shanse për ta arritur kompeticionin e parë madhor, ndërsa Shqipëria ka 40 për qind.

Edhe pse të dy kombëtaret gjenden në të njëjtën vazo, gjasat e “Kuq e Zinjve” janë pak më të larta shkaku se kanë edhe një mundësi tjetër, falë play-offit të “Euro 2028”.

Anglia dhe Spanja janë të vetmet kombëtare që e kanë të “siguruar” kualifikimin, ndjekur nga Franca, Portugalia, Belgjika, Gjermania, Zvicra dhe Holanda.

Këto gjasa do të ndryshojnë rrënjësisht kur të tërhiqet shorti për “Euro 2028”, ndërsa në parashikimet e para grupi më i vështirë mund të jetë sikur të jemi me Spanjën, Zvicrën, Finlandën dhe Maltën.

Ndërkohë, më i lehti i parashikuar është me Greqinë, Irlandën e Veriut, San Marinon dhe Lihtenshtajnin.

Kujtojmë, shorti i kualifikimeve për Euro 2028 do të mbahet më 6 dhjetor në Belfast, ndërsa ndeshjet e para do të fillojnë nga muaji mars 2027./Telegrafi