Wednesday / November 18 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Varianti final i dividendit, ministri Malaj: Fitimet para 2027-s tatohen me 8%

Share Share Icon

Nga 1 janari 2027, tatimi mbi dividendin për bizneset është propozuar të rritet nga 8% në 15%. Gjatë seancës në Kuvend, ministri i Financave Petrit Malaj ka sqaruar se fitimet para 2027-s do të vijojnë të tatohen me 8% për vendimet e shpërndarjes me afat deri më 31 dhjetor 2026.

“E shpjeguam edhe në Komisionin e Ekonomisë, dividendi hyn në fuqi më 1 janar 2027. Çdo vendim për shpërndarje të fitimeve të pashpërndara pas datës 1 janar 2027 do të trajtohet me normën e dividendit prej 15% dhe çdo vendim i marrë deri më 31 dhjetor 2026 për shpërndarjen e fitimeve të pashpërndara do të trajtohet me normë dividendi prej 8%”, sqaroi ministri Malaj në seancën e Kuvendit.

Për sipërmarrjet ishte e paqartë nëse fitimi i vitit 2026 dhe ai i pashpërndarë i viteve të mëparshme do të tatohej me 8%, me argumentin se ligji hyn në fuqi në 1 janar 2027.

Fillimisht Ministria e Financave sqaroi se çdo dividend i shpërndarë nga janari 2027 do të tatohej me 15%, pavarësisht kohës kur ishte gjeneruar fitimi.

Më pas gjatë seancës në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave Petrit Malaj tha se të gjitha fitimet e vitit 2026, do e paguajnë dividendin me normën aktuale prej 8% dhe kanë afat për ta shpërndarë deri në 31 korrik të 2027-s dhe duhet ta paguajnë deri në 20 gusht 2027.

Tërhiqen financat, dividendi i 2026-s do paguajë tatim 8%, niveli i ri fillon me fitimin e 2027

Por, gjatë seancës së të njëjtit Komision  Ministri Malaj i është rikthyer variantit të parë të Ministrisë së Financave, sipas të cilës çdo fitim i shpërndarë pas 1 janarit 2027 do të tatohet me 15%, pavarësisht nga viti kur është realizuar.

Edhe pas kundërshtimit të deputetëve ministri Malaj deklaroi se “Nga 1 janari 2027 që hyn ligji në fuqi e në vazhdim çdo vendim dividendi që merret vendimi për tu shpërndarë, edhe nëse i përket viteve të mëparshme do të tatohet me 15%”.

Por sakaq rritja e normës së dividendit është kundërshtuar nga kontabilistët.

Kryetari i Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM) në dëgjesën e komisionit parlamentar të ekonomisë propozoi që norma e  dividendit të qëndrojë e pandryshuar deri në 2029.

Dhamo tha se rritja e normës në 15% do të rrisë barrën fiskale për kompanitë vendase.

IKM kërkon shtyrjen e ndryshimeve për dividendin dhe pragun e TVSH-së deri në vitin 2029

Sakaq Aleanca e Profesionistëve të Lirë paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse miratohen ndryshimet e propozuara në paketën fiskale që, sipas saj, kanë efekt prapaveprues dhe bien ndesh me Kushtetutën.

Gjatë diskutimeve të paketës fiskale në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Lulëzim Alushaj, konsulent bordi në Aleancën e Profesionistëve të Lirë, kundërshtoi dy propozime ligjore, atë për dividendin dhe atë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), duke argumentuar se parashikojnë zbatim retroaktiv.

Paketa fiskale, profesionet e lira: Ligjet me efekt prapaveprues do t’i çojmë në Kushtetuese

 

 

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Duhani dhe cigaret elektronike, drafti sjell kufizime të reja për shitjen dhe përdorimin

Qeveria propozon të ndalojë shitjen online të duhanit dhe produkteve të lidhura me të brenda vendit, si dhe shitjen e cigareve elektronike njëpërdo...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Euro “rrokulliset” përsëri  dhe i afrohet shumë afër kufirit të 90 lekëve

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar një tjetër rënie të ndjeshme ditore të mërkurën, duke u afruar më shumë se kurrë më parë pranë pragut të 100 le...

3 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!