GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci, i ndalon funksionet publike për 5 vjet

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun socialist të Memaliajt, Gjolek Guci, për shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, kryer në bashkëpunim, dhe e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.

Vendimi u dha të mërkurën nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri.

Të lidhura

None found

Në fillim, Gucit i ishte caktuar një dënim prej 2 vitesh burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit. Kështu, masa përfundimtare u bë 1 vit e 4 muaj burg. Po ashtu, gjykata i hoqi atij të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Edhe Edmonda Harizi u shpall fajtore për të njëjtën vepër penale. Ajo fillimisht u dënua me 1 vit burg, por pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u ul në 8 muaj burg. Edhe asaj iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve, duke filluar nga dita e nesërme e njoftimit të tij.


Shtuar më 18.11.2026 16:27

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet