Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri i parë dhe njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka zhvilluar sot një takim përshëndetës me Tamar Ziv, ambasadorja e Izraelit në Kosovë.
Gjatë bisedës, Konjufca shprehu falënderime për punën dhe përkushtimin e saj gjatë periudhës si diplomate, duke nënvizuar në mënyrë të veçantë faktin që ajo ishte ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë.
Të lidhura
None found
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se në takim u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Izraelit, të cilat u vendosën në vitin 2021, si dhe nevoja për të çuar përpara bashkëpunimin në sektorë me interes të ndërsjellë.
Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadores Ziv për bashkëpunimin gjatë mandatit të saj dhe i uroi mbarësi në detyrat e ardhshme.
Ky takim shënon mbylljen e mandatit diplomatik të Tamar Ziv në Kosovë, ku ajo ushtroi detyrën si përfaqësuesja e parë diplomatike e Izraelit në vend.





