Avokati Ndreca: Veliaj 2 javë pa operacion, pavarësisht rekomandimit të mjekut

18 Nëntor 2026 | 16:21

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca ka njoftuar këtë të mërkurë se pas dy javësh kërkesash për të siguruar dokumentacionin mjekësor të Erion Veliajt, sot Spitali Memorial ka vënë zyrtarisht në dispozicion grafinë dhe rezonancën magnetike të këmbës së tij.

Ndreca thekson se mjekët kanë arritur në të njëjtin përfundim me mjekun turk, i cili rreth dy javë më parë kishte rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale. Ai gjithashtu ka ngritur disa pyetje se kush do të mbajë përgjegjësi për këtë vonesë.

“Pas dy javësh kërkesash të vazhdueshme për të siguruar dokumentacionin mjekësor të Erion Veliajt, vetëm sot Spitali Memorial ka vënë zyrtarisht në dispozicion grafinë dhe rezonancën magnetike të këmbës së tij.

Po sot, një grup mjekësh nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Spitali Memorial kanë ekzaminuar Veliajn, duke arritur në të njëjtin përfundim me mjekun turk, i cili rreth dy javë më parë kishte rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.

Pra, u deshën dy javë për të konfirmuar atë që ishte konstatuar që në fillim: Veliaj kishte nevojë për operacion!

Gjatë këtyre dy javëve, ndërhyrja kirurgjikale nuk është kryer dhe, përveç qetësuesve të dhimbjes, Veliaj nuk ka marrë trajtim tjetër për këmbën. Ndërkohë, mbrojtjes i është mohuar në praktikë aksesi në dokumentacionin e plotë mjekësor, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Dy javë të humbura për një këmbë që kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale!

Kush mban përgjegjësi për këtë vonesë? A ka sjellë ajo përkeqësim të gjendjes së këmbës dhe kush do të përgjigjet për pasojat e mundshme? Privimi nga liria nuk mund të nënkuptojë privim nga kujdesi shëndetësor në kohën e duhur”, shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studentët marshojnë drejt Kuvendit, vijon seanca plenare për buxhetin e vitit 2027

Pas grumbullimit të tyre para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Parlamentit, aty ku po zhvillohet edhe seanca plenare. Protesta e ditës së...
16:13 | 18/11/2026

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci! Dënimi i ulet me gjykim të shkurtuar në 1 vit e 4 muaj

GJKKO ka dhënë vendimin për çështjen ndaj sh-kryebashkiakut të Memaliajt, Gjolek Guci dhe Edmonda Harizit, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së...
15:45 | 18/11/2026

“Princesha e burgut”, Berisha përplaset me Sara Milen në Kuvend, deputetja: Të thërret shpirti i të vrarëve

Seanca plenare e kësaj të mërkure në në Kuvend është shoqëruar me debate dhe replika të ashpra mes kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe...
15:34 | 18/11/2026