Avokatja Adriana Kalaja njoftoi lirimin e të miturit nhga Gjykata e Tiranës, pas arrrestimit nga ana e Policisë në protestën kundër qeverisë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kalaja e ka konsideruar lirimin e 15-vjeçarit, një premtim të mbajtur, teksa i mituri mbahej nga banditët te Dhomat e Sigurisë nga dita e shtunë.
‘Sqaroj publikun se mirë që prindërit e të miturit janë invalidë dhe jetojnë në mjerim total, banditët i kanë gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra’.
Sipas Kalasë, kjo barbari duhet ndalur me çdo kusht, pasi nesër do të jetë vonë.
‘Secilit do i shkojë te "dera", nëse nuk i ndalim’, thuhet në reagimin e Kalasë.
Statusi:
Sërish premtim i mbajtur....
Edhe sot, ashtu si në gjithë rastet e protestuesave të arrestuar këto ditë politikisht nga narco policia, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tirane, vleftësoi si të paligjshëm arrestin në flagrancë të të miturit 15 vjeç J. L., i cili mbahej nga banditët te Dhomat e Sigurisë nga dita e shtunë, si dhe vendosi të mos caktonte asnjë masë sigurimi ndaj të miturit.
Sqaroj publikun se mirë që prindërit e të miturit janë invalidë dhe jetojnë në mjerim total, banditët i kanë gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra.
Kjo barbari duhet ndalur me çdo kusht.
Sot.
Nesër është vonë.
Secilit do i shkojë te "dera", nëse nuk i ndalim.
Ndërkohë, unë gjithmonë me dhe në krah të protestuesve
© SYRI.net