Trump takim “kokë më kokë” me Putin në Kinë, zyrtari amerikan zbulon se kur do të zhvillohet

18 Nëntor 2026 | 16:35

Një zyrtar amerikan konfirmoi se presidenti amerikan, Donald Trump do të ketë një takim kokë më kokë me homologun rus Vladimir Putin të enjten në Kinë.

Takimi i fundit ballë për ballë i Trump me Putinin ishte në tokën amerikane në Alaska në gusht 2025.

Samiti nuk dha asnjë lëvizje të rëndësishme drejt paqes në luftën e Rusisë kundër Ukrainës – diçka që Trump është përpjekur ta arrijë që nga fillimi i mandatit të tij të dytë.

Putin nxitoi të shtrëngonte duart me Trump përpara fotos familjare në Samitin e APEC-ut në Shenzhen të mërkurën në mbrëmje, e cila u filmua.

rump mbërriti sot në Kinë përpara bisedimeve me rrezik të lartë me homologët e tij kinezë dhe rusë për të diskutuar çarmatimin bërthamor dhe luftën e Iranit. Presidenti Xi Jinping përshëndeti Trumpin teksa ai zbriti nga Air Force One.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin kritikon BE-në për kufizimin e importit të naftës ruse: Standardet e jetesës po bien vazhdimisht

Presidenti rus, Vladimir Putin kritikoi ashpër të mërkurën Bashkimin Evropian për vendimin për të kufizuar importet e naftës dhe gazit natyror rus, duke pretenduar se...
16:27 | 18/11/2026

Alarm në Spanjë, mbi 10 shkolla në Galici evakuohen pas kërcënimeve për bomba

Më shumë se 10 shkolla në rajonin veriperëndimor të Galicisë në Spanjë u evakuuan pasi morën kërcënime të rreme për bomba përmes email-it, tha Policia...
15:58 | 18/11/2026

Shkencëtarët në Kinë shpikin krehërin elektrik që rikthen rritjen e flokëve deri në 100%

Shkencëtarët në Kinë kanë shpikur një lloj të ri krehëri që stimulon rritjen e shpejtë të flokëve dhe mund të ndihmojë në rikthimin e flokëve...
15:54 | 18/11/2026