• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush e mban përgjegjësinë?”- Avokati Ndreca ngre shqetësimin për shëndetin e Veliajt: Dy javë pa operacion, pavarësisht rekomandimit të mjekut!

by A. Q
18/11/2026 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka ngritur shqetësime për vonesën e ndërhyrjes kirurgjikale në këmbën e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim.

Përmes një deklarate, Ndreca pretendon se kanë kaluar dy javë nga rekomandimi i mjekut turk për operacion, por ndërhyrja ende nuk është kryer.

Ai shprehet se vetëm këtë të mërkurë janë vënë në dispozicion të mbrojtjes ekzaminimet mjekësore, ndërsa kërkon përgjegjësi për vonesën dhe ngre shqetësimin për pasojat e mundshme në shëndetin e Veliajt.

Reagimi i plotë i Plarent Ndrecës:

“VELIAJ, DY JAVË PA OPERACION, PAVARËSISHT REKOMANDIMIT TË MJEKUT!

Pas dy javësh kërkesash të vazhdueshme për të siguruar dokumentacionin mjekësor të Erion Veliajt, vetëm sot Spitali Memorial ka vënë zyrtarisht në dispozicion grafinë dhe rezonancën magnetike të këmbës së tij.

Po sot, një grup mjekësh nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Spitali Memorial kanë ekzaminuar Veliajn, duke arritur në të njëjtin përfundim me mjekun turk, i cili rreth dy javë më parë kishte rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.

Pra, u deshën dy javë për të konfirmuar atë që ishte konstatuar që në fillim: Veliaj kishte nevojë për operacion!

Gjatë këtyre dy javëve, ndërhyrja kirurgjikale nuk është kryer dhe, përveç qetësuesve të dhimbjes, Veliaj nuk ka marrë trajtim tjetër për këmbën. Ndërkohë, mbrojtjes i është mohuar në praktikë aksesi në dokumentacionin e plotë mjekësor, pavarësisht kërkesave të përsëritura.

Dy javë të humbura për një këmbë që kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale!

Kush mban përgjegjësi për këtë vonesë? A ka sjellë ajo përkeqësim të gjendjes së këmbës dhe kush do të përgjigjet për pasojat e mundshme?

Privimi nga liria nuk mund të nënkuptojë privim nga kujdesi shëndetësor në kohën e duhur”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Kush e mban përgjegjësinë?”- Avokati Ndreca ngre shqetësimin për shëndetin e Veliajt: Dy javë pa operacion, pavarësisht rekomandimit të mjekut!

November 18, 2026
Hysaj shkëlqen në Nations League, paradoksi i mbrojtësit kuqezi, vlerësohet në formacionin ideal edhe pse pa skuadër!

Hysaj shkëlqen në Nations League, paradoksi i mbrojtësit kuqezi, vlerësohet në formacionin ideal edhe pse pa skuadër!

November 18, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

U hodh nga dritarja e taksisë, zbardhet dinamika e ngjarjes! 24-vjeçarja nën efektin e alkoolit, bashkë me shoqen e shoferin, po bënin…

November 18, 2026
Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

Kujdesi për foshnjat e lindura para kohe, Spahiu nga ‘Koço Gliozheni’: Investime me Italinë në 3 spitale rajonale!

November 18, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

Aksidentet rrugore, qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit! Pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë

November 18, 2026
“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

Ish-ministri Ilir Beqaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, ofron garanci pasurore 2 milionë lekë për zëvendësimin e masës “arrest shtëpiak”!

November 18, 2026
Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel: Duhet bashkëpunim më i fortë NATO-BE

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel: Duhet bashkëpunim më i fortë NATO-BE

November 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Analiza e REL: Embargoja e Vuçiçit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia

November 18, 2026
Buxheti/ Kumbaro në Kuvend: Rritja më e madhe për arsimin e lartë, 11500 studentë përfitojnë nga paketa e mbështetjes financiare!

Buxheti/ Kumbaro në Kuvend: Rritja më e madhe për arsimin e lartë, 11500 studentë përfitojnë nga paketa e mbështetjes financiare!

November 18, 2026
“Besoj se do arrijmë marrëveshje”- Von der Leyen: Të 27 vendet e BE-së duhet të mbështesin huanë për Ukrainën!

“Besoj se do arrijmë marrëveshje”- Von der Leyen: Të 27 vendet e BE-së duhet të mbështesin huanë për Ukrainën!

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In