‘Parlamenti, noter i krimeve të qeverisë’, Paloka: Përjashtimi i deputetëve të opozitës, jo rastësi!

16:51, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti demokrat, Edi Paloka shprehet se tanimë përjashtimet e ligjvënësve të opozitës nga Parlamenti janë bërë të përhershme.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Syri Tv, Paloka tha se përjashtimet e deputetëve të PD nuk janë rastësi, pasi ka lidhje me situatat në Kuvfend dhe atë çfarë pritet, si është edhe projektbuxheti.

Sipas Palokës, opozitës i është hequr çdo e drejtë, ndërsa Kuvendi shërben si propagandë për Ramën dhe grupin e tij.

‘Një institucion që s’kryen funksionet minimale, apo deputetët që janë zgjedhur, është kthyer në noter të krimit dhe pisllëqësve që bën kjo qeveri’, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat, Edi Paloka.

Përjashtimet janë bërë të përhershme. Mjaftojnë disa prej nesh të jenë të pranishëm, s’janë të rastësishme përjashtimet. Lidhen me situatat në parlamnet dhe atë çfarë pritetet, siç është buxheti.

Dhe kur vjen kryehorri në sallë, këto vitet e fundit kur vjen në parlament në orën 1 të natës ose kur janë larguar deputetët e opozitës, vjen i qetë dhe këput atë që iu këput prej vitesh shqiptarëve. S’kemi ç’bëjmë më në atë parlament që është legjitim që i ka hequr të drejtat opozitës dhe shërben si propagandë për Ramën e grupin e tij.

Një institucion që s’kryen funksionet minimale, apo deputetët që janë zgjedhur, është kthyer në noter të krimit dhe pisllëqësve që bën kjo qeveri. Opozita duhet të gjejë çdo mënyrë tjetër për të reaguar por në atë parlament s’e shoh të arsyeshme të shkojmë.

Doli Rama për orë të tëra me mashtrimet e radhës, hoqi taksën e qarkullimit, por s’ka bërë atë që ka kërkuar opozita që ta ulë atë e t’u japë mundësi distributorëve të naftës të ulin çmimet. Ky mendon për hile, se si t’ua fusë shqiptarëve. E kaloi taksën direkt te qytetari, ka bërë dyfish më keq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco